LAJMI I FUNDIT:

Wisner, as optimist as pesimist për procesin

Wisner, as optimist as pesimist për procesin

Përfaqësuesi amerikan në treshen ndërkombëtare, Frank Wisner, ka thënë se, nëse nuk arrihet një marrëveshje mes palëve, atëherë vendimin, se si të vazhdohet më tej, e merr sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

Në një intervistë për BBC, Wisner ka thënë se është arritur një gjendje në negociata, në të cilën palët kanë menduar mirë dhe i kanë artikuluar qëndrimet e tyre dhe janë të gatshëm të takohen.

Lidhur me rezultatin e këtyre bisedimeve, Wisner ka thënë: “Unë s’jam as optimist e as pesimist. E di se kemi një punë të rëndësishme për ta kryer dhe këtë do ta kryejmë e nuk do të lëmë asnjë gur pa e luajtur nga vendi”.

Se si do të jetë zhvillimi i mëtejmë i situatës nëse nuk arrihet një marrëveshje deri më dhjetë dhjetor – Wisner ka shpjeguar: “Unë e di se detyra e treshes, detyra jonë është të përfundojmë punën tonë; më dhjetë dhjetor apo para asaj date ne duhet t’ia dërgojmë konkluzat tona Grupit të Kontaktit dhe sekretarit të përgjithshëm; pas kësaj i përket qeverive sovrane që të vendosin”.


I pyetur nëse kjo do të thotë se çështja kthehet në Këshill të Sigurimit , Wisner është përgjigjur: “Vendimin se si dëshiron të vazhdojë më tej, e merr sekretari i përgjithshëm”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori