Në kuadër të Konferencës Vjetore të Rotary International Distriktit 7570, e cila po mbahet në The Inn at Virginia Tech, në qytetin universitar të Blacksburg, Virginia, u nënshkrua një marrëveshje historike për partneritet strategjik dhe binjakëzim ndërmjet Rotary Distriktit 7570 (që mbulon shtetet e Virxhinia dhe Tenesi në SHBA) dhe Rotary Distriktit 2485 (Shqipëri–Kosovë).
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kjo marrëveshje u firmos gjatë një ceremonie virtuale ndërmjet dy guvernatorëve: Butrint Batalli, Guvernator i D2485 dhe Bret W. Hrbek, Guvernator i D7570, në prani të qindra pjesëmarrësve rotarian.
“Guvernatori i D7570, Bret W. Hrbek, ndau një reflektim të veçantë mbi origjinën e këtij partneriteti: E gjitha filloi me pjesëmarrjen tonë – time dhe të mikut tim Guvernator Butrint Batalli, në Konferencën e Paqes të Rotary International. Gjatë asaj eksperience frymëzuese, biseduam për mundësitë që Rotary të na bashkojë edhe më ngushtë si distrikte, për të promovuar vlerat e përbashkëta që ndajmë: paqe, mirëkuptim, lidership dhe veprim konkret në shërbim të njerëzimit”.
Në fjalimin e tij, Guvernatori Butrint Batalli shprehu falënderim të thellë ndaj kombit amerikan dhe Distriktit 7570.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e kombit tuaj për më shumë se një shekull, dhe sidomos për rolin e pa kompromis në ndalimin e gjenocidit në Kosovë. Kjo marrëveshje nuk mund të kishte një përmbyllje më domethënëse se kjo – nënshkrimi i një partneriteti që mishëron miqësinë e sinqertë dhe bashkëpunimin strategjik dhe të natyrshëm mes kombeve tona”.
Guvernatori Batalli më tej shtoi: “Kjo nuk është vetëm një marrëveshje – është një urë që lidh të kaluarën me të ardhmen, mirënjohjen me misionin, simbolikën me angazhimin konkret. Është një thirrje për të vepruar së bashku në mbarë botën, për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm në komunitetet tona, përtej kufijve dhe brenda vetes sonë.”
Tutje thuhet se ky partneritet i ri synon të fuqizojë lidhjet ndërkombëtare dhe të promovojë misionin global të Rotary-t për paqe, shërbim dhe ndërtim të komuniteteve. Objektivat kryesore të kësaj marrëveshjeje përfshijnë:
Zhvillimin e projekteve të përbashkëta humanitare dhe zhvillimore, në fushën e arsimit, shëndetësisë, sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik lokal dhe të komuniteteve në të dyja anët e Atlantikut;
Shkëmbime ndërkulturore dhe profesionale, përmes vizitave të ndërsjella, Rotarakt, Interakt dhe programeve të liderishipit dhe zhvillimit profesional;
Rritjen e kapaciteteve të klubeve, përmes mentorimit, bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojave të suksesshme;
Promovimin e paqes, mirëkuptimit ndërkombëtar dhe miqësisë ndërmjet popujve, duke reflektuar vlerat e përbashkëta të Rotary International. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Përfituesit e skemave sociale në Kosovë gjatë marsit 2025, kush pësoi rënie dhe rritje?

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Paketos shkëlqen në Times Square – Kompania kosovare që po sjell Amerikën në Kosovë

Zbuloni magjinë e IMAX në Cineplexx: Shiko 4 filma dhe fito biletën e 5-të falas!

Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe shoqërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë