LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i BQK-së zhvillon takime të rëndësishme në selinë e FMN-së

Delegacioni i BQK-së zhvillon takime të rëndësishme në selinë e FMN-së

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga Anëtarja e Bordit, Arta Hoxha, Zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala me bashkëpunëtorë ka zhvilluar takime të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Takimeve Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit me njësi të FMN-së.

Në takim me ekipin e Departamentit për Tregjet e Parasë dhe Kapitalit në FMN të kryesuar Jennifer Elliot, Këshilltare Rajonale në Departamentin për Tregjet e Parasë dhe Kapitalit në FMN, u diskutua mbi ecurinë e rekomandimeve të dhëna nga misionet paraprake të FMN-së, përfshirë Rishikimin e Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR), Vlerësimin e Masave Mbrojtëse (Safeguard Assessment), si dhe nivelin e kënaqshëm të zbatimit të asistencave teknike të ofruara deri tani.

Në veçanti, u diskutua për vazhdimin e mbështetjes së FMN-së në fushat e mbikëqyrjes bankare, të sigurimeve dhe pensioneve, stabilitetit financiar, sigurisë kibernetike, si dhe avancimin e kornizës institucionale dhe ligjore të BQK-së.


Theksi u vendos tek mbështetja për zbatimin e Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës (SREP), rishikimin e Kodit të Transparencës për BQK-në, zhvillimin e mëtejshëm të modeleve në fushës së makromodelimit, si dhe avancimin e mbikëqyrjes së TI-së dhe menaxhimit të rreziqeve kibernetike në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Gjithashtu, delegacioni i BQK-së u prit edhe nga drejtuesit më të lartë të Institutit për Zhvillimin e Kapaciteteve (ICD) në FMN, i kryesuar nga Drejtori Dominique Desruelle me ekipin e tij.

Diskutimet u fokusuan në mundësinë e mbështetjes së BQK-së për rishikimin dhe zhvillimin e modeleve makroekonomike të përshtatura për nevojat e sektorit real dhe financiar në Kosovë, me qëllim forcimin e analizave për politikëbërje dhe parashikim ekonomik, si dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore në këtë fushë.

Ekspertiza e Institutit të FMN-së në rishikim të modeleve dhe skenarëve të parashikimit të metodologjisë më të avancuar si dhe mundësia për programe të trajnimit për avancim të kapaciteteve të brendshme profesionale u vlerësuan lartë nga BQK në takim.

Guvernatori Ismaili prezantoi prioritetet e BQK-së dhe falënderoi FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme në këtë drejtim, derisa ekipet e FMN-së vlerësuan lart angazhimet e BQK dhe nivelin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna, derisa shprehën gatishmërinë për të ofruar asistenca të reja teknike në përputhje me kërkesat e paraqitura dhe kapacitetet ekzistuese, të diskutuara në këto takime.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C., delegacioni i BQK-së do ketë edhe takime bilaterale me drejtuesit e institucioneve partnere ndërkombëtare të cilat janë të përfshira në zbatimin e reformave në legjislacion dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale në zbatim të mandatit dhe objektivat e të BQK-së.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së Veriut

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së Veriut

Ekonomi
Kosova me agroindustrinë më të zhvilluar në rajon, Shqipëria e fundit

Kosova me agroindustrinë më të zhvilluar në rajon, Shqipëria e fundit

Ekonomi
GoOpti në aeroport – Rezervim i lehtë, një udhëtim që do t'ju pëlqejë

GoOpti në aeroport – Rezervim i lehtë, një udhëtim që do t'ju pëlqejë

Ekonomi
Natyra ofron, NANA Krem shfrytëzon: Produkte natyrale për butësinë e lëkurës së bebeve

Natyra ofron, NANA Krem shfrytëzon: Produkte natyrale për butësinë e lëkurës së bebeve

Ekonomi
Balfin Austria: 100 milionë euro investime

Balfin Austria: 100 milionë euro investime

Ekonomi
Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Botë
Kalo në kategori