LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez shfaqet në tapetin e kuq të premierës së filmit me fëmijën e saj që është deklaruar i papërcaktuar në gjini

Jennifer Lopez shfaqet në tapetin e kuq të premierës së filmit me fëmijën e saj që është deklaruar i papërcaktuar në gjini
Jennifer Lopez i Emme Maribel Muniz (Foto: Instagram)

Jennifer Lopez dhe fëmija i saj jo-binar (i papërcaktuar në gjini), Emme Maribel Muñiz, u fotografuan së bashku gjatë një dalje të veçantë në Broadway, ku morën pjesë në premierën e shfaqjes “Good Night, and Good Luck” (“Natën e mirë dhe fat të mirë”).

Të dy u shfaqën të veshur me elegancë në ngjyra të zeza. Jennifer Lopez kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi me dekolte të theksuar, ndërsa Emme kishte veshur një kostum të zi, një këmishë të bardhë dhe një kravatë klasike – një kombinim që reflektonte stilin personal dhe identitetin e tyre jo-binar.

Kjo nuk është hera e parë që nënë e fëmijë shfaqen bashkë në publik. Kohët e fundit, ata morën pjesë edhe në premierën e shfaqjes “Otello”, ku rolet kryesore i kishin Denzel Washington dhe Jake Gyllenhaal. Pas kësaj mbrëmjeje, Lopez e përshkroi daljen me Emme në Instagram si “takimi më i mirë ndonjëherë”.


Sipas burimeve të Page Six, gjatë një daljeje të ngjashme, një fotograf iu afrua shumë Emme-s, çka e shtyu Jennifer-in të reagojë në mënyrë mbrojtëse – një tregues i lidhjes së fortë që ka me fëmijët e saj. Në një intervistë për People në vitin 2020, ajo kishte deklaruar: “Është një dashuri e pakushtëzuar. E di që të gjithë ndihen kështu për fëmijët e tyre, por unë ndjej se ata janë vërtet të veçantë. Mezi pres të shoh çfarë do të arrijnë në jetë”.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Emme, e cila është një nga binjakët që Lopez ka me këngëtarin Marc Anthony, bëri të ditur para disa vitesh se identifikohet si jo-binar dhe përdor përemrat “they/them” – një vendim që Jennifer e ka mbështetur publikisht.

Fëmija i saj u bë i njohur më gjerësisht në vitin 2020, kur performoi së bashku me Jennifer Lopez gjatë spektaklit të Super Bowl-it, duke interpretuar këngën ikonike “Let’s Get Loud”. Ndërsa në qershor të vitit 2022, gjatë një koncerti bamirësie në Los Angeles, Lopez e prezantoi Emme duke përdorur përemrat neutralë, duke përforcuar kështu mbështetjen publike për identitetin gjinor të Emme-s.

Kjo lidhje e fortë nënë-fëmijë vazhdon të jetë frymëzim për shumë njerëz që e ndjekin yllin botëror të muzikës dhe filmit – duke dëshmuar përkrahjen, pranimin dhe dashurinë e sinqertë pa kushte. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Jam e dashuruar, por nuk e kam takuar akoma" - Loredana tregon vendimin që ka marrë për Jozin

Magazina
Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Magazina
Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Magazina
Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Një konkurrent në 'Celebrity Big Brother' në Angli habit opinionin me informacionet nga jashtë - e di se Katy Perry ka udhëtuar në hapësirë

Magazina
Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

Magazina
Kalo në kategori