LAJMI I FUNDIT:

AUV: Sekuestrohet 250 kilogramë ushqime të skaduara në Shkup

AUV: Sekuestrohet 250 kilogramë ushqime të skaduara në Shkup

Pas denoncimit nga punonjësit e policisë se gjatë kontrollit rutinë të një automjeti pasagjerësh kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të produkteve të ëmbëlsirave të skaduara, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, kanë kryer kontroll në banesën e drejtuesit të automjetit. Policia gjeti 34 pako me të ashtuquajturat produkte “flips” dhe 35 pako orizi me shije të ndryshme, meze dhe produkte të tjera ëmbëlsirash në një sasi prej 250 kilogramësh. Është konstatuar se produktet e gjetura kanë qenë të skaduara, më pas si të pasigurta janë konfiskuar nga shërbimet inspektuese të AUV-së.

Siç njofton AUV, produktet janë blerë nga depo të ndryshme dhe janë ofruar dhe shitur në tregun e Shkupit për shitje të sendeve të vjetra në Maxhari, si dhe në tregun në Shuto Orizarës në Shkup.

“Kryesi është dënuar me gjobë prej 400 euro në kundërvlerë denarë. Është lëshuar edhe një urdhër për asgjësimin e produkteve të pasigurta”, theksoojnë AUV.


Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon me zbatimin e masave për ndalimin e tregtisë së paligjshme të ushqimit, të cilat qytetarët mund t’i lajmërojnë në linjën telefonike pa pagesë të konsumatorëve 0800 3 22 22, në mënyrë elektronike në info@fva.gov.mk, ose personalisht në Agjenci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LDK propozon Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit

LDK propozon Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit

Lajme
I vetmi duartrokiti në Kuvend, Bahtiri tregon pse veproi ashtu

I vetmi duartrokiti në Kuvend, Bahtiri tregon pse veproi ashtu

Lajme

"Vrasja në “Kobra City” s’ndodhi për mospagesën e faturës", dëshmitarja thotë se njëri i akuzuar e hoqi CD e kamerave

Drejtësi

"Përgatitjet ishin për dështim të seancës", ish-gjyqtari Kryeziu tregon se çfarë ndodh tash pasi dështoi seanca për konstituimin e Kuvendit

Lajme
IKD: Letra e dorëzuar nga Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes

IKD: Letra e dorëzuar nga Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes

Lajme
Mos konstituimi i Kuvendit, Baraliu: E pahijshme, e pandershme dhe e dëmshme

Mos konstituimi i Kuvendit, Baraliu: E pahijshme, e pandershme dhe e dëmshme

Lajme
Kalo në kategori