Gjatë gjithë muajit mars, klientët e Meridian Express kanë treguar solidaritet dhe zemërgjerësi të jashtëzakonshme, duke dhuruar kusurin e blerjeve të tyre në rrjetet e marketeve të kompanisë, për fëmijët pa përkujdesje prindërore që përkrahen nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Sot, në një ceremoni simbolike të mbajtur në pikën e renovuar të Meridian Express në Lagjen Qëndresa (prapa Grand Store) në Prishtinë, u bë dorëzimi zyrtar i çekut me vlerë 6.500 euro, shumë e mbledhur kjo përmes fushatës tashmë tradicionale “Barazo Faturën”.
Çekun e dorëzoi z. Agon Gashi, Drejtor Ekzekutiv i Meridian Express, ndërsa në emër të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, çekun e pranoi znj. Nezahat Ramadani Salihu, Drejtoreshë Nacionale e organizatës.
View this post on Instagram
“Jemi të lumtur dhe falënderues për mbështetjen që na është dhënë. Kjo shumë do të shndërrohet në ushqim, edukim, siguri dhe dashuri për fëmijët që nuk kanë pasur fatin të rriten me prindërit e tyre biologjikë. Kjo iniciativë është një shembull i asaj që mund të arrijmë së bashku, edhe përmes gjesteve të vogla si dhurimi i kusurit,” tha znj. Ramadani Salihu.
Ndërsa z. Gashi shtoi: “Fushata ‘Barazo Faturën’ tashmë është bërë pjesë e identitetit tonë si kompani dhe reflektim i kulturës së solidaritetit që e ndajnë si stafi ashtu edhe klientët tanë. Prej më shumë se 12 vitesh, kjo iniciativë është dëshmi e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për të qenë pranë komunitetit dhe për të mbështetur ata që kanë më së shumti nevojë. Jemi thellësisht mirënjohës për çdo klient që zgjodhi të barazojë faturën.”
Me këtë rast, në shenjë falënderimi për partneritetin e gjatë, të sinqertë dhe të qëndrueshëm që ka zgjatur më shumë se një dekadë, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nderoi z. Agon Gashi dhe Meridian Express me një Mirënjohje të veçantë, si simbol i vlerësimit për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj fëmijëve pa përkujdesje prindërore në Kosovë.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe Meridian Express falënderojnë nga zemra çdo klient që kontribuoi në këtë nismë.
Fushata “Barazo Faturën” tregon se dashamirësia dhe përkujdesja për më të vegjlit ndër ne, është gjithmonë në zemrat e qytetarëve tanë – dhe së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo fëmijë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për të tretën herë protestuesit i thonë jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, grupi “Asnjë cent më shumë” paralajmëron ashpërsimin e tyre

Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Për të tretën herë protestuesit i thonë jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

"La Piazza" – Shija mesdhetare që e gjallëron qytetin!

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

"Linjë direkte e fluturimit Prishtinë-Nju Jork”, Oda Amerikane diskuton me përfaqësuesit e kompanive ajrore amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?