Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, e cila kundërshtoi vendimin e Sudanit për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Sipas MPJD-së, kjo përbën një shkelje të qartë dhe të papranueshme të Marrëveshjes së Brukselit të shkurtit 2023 dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit të marsit të po këtij viti.
MPJD ka theksuar se Serbia, përmes kësaj deklarate, ka tentuar të ushtrojë presion ndaj një shteti sovran për të ndikuar në vendimmarrjen e tij të pavarur në politikën e jashtme – duke cënuar parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.
“Kjo është një përpjekje e papranueshme për të diskredituar dhe penguar përparimin ndërkombëtar të Kosovës, dhe njëkohësisht, një fyerje ndaj sovranitetit të Sudanit”, thuhet në reagimin zyrtar.
MPJD ka rikujtuar se neni 1 i Marrëveshjes së Brukselit obligon palët të zhvillojnë marrëdhënie normale fqinjësore, mbi bazën e të drejtave të barabarta, ndërsa neni 4 ndalon bllokimin apo inkurajimin e bllokimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Sipas ministrisë, veprimet e Serbisë janë pjesë e një strategjie të qëllimshme për të minuar shtetësinë e Kosovës, e cila po shoqërohet me një fushatë të vazhdueshme bllokuese, përfshirë kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kontestimin e njohjeve të reja bilaterale.
Ministria ka vlerësuar se vendimi i Sudanit për ta njohur Kosovën është një akt politikisht i përgjegjshëm, ligjërisht i justifikuar dhe në përputhje me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010. Kosova shpreh mirënjohje të thellë për këtë vendim dhe shpreh gatishmëri për të ndërtuar marrëdhënie diplomatike me Sudanin.
Reagimi i MPJD-së thekson gjithashtu se sjellja e Serbisë nuk është e izoluar, duke përmendur edhe aktin e agresionit në Banjskë në shtator 2023 dhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Ibër-Lepenc në nëntor 2024, si shembuj të qartë të destabilizimit të qëllimshëm rajonal.
Në fund, MPJD i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe aktorëve ndërkombëtarë që të mbikëqyrin dhe garantojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura, dhe të mbështesin një proces të drejtë që çon drejt njohjes së ndërsjellë dhe paqes së qëndrueshme në rajon.
“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe integrimit të plotë ndërkombëtar si një shtet sovran, i barabartë dhe kontribuues në stabilitetin rajonal”, përfundon deklarata./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Krasniqi: Ka ndryshim të gjendjes, ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje

Protesta në Koçan, prindërit e viktimave: Fajtorët janë në liri, rasti nuk po trajtohet siç duhet nga institucionet

Aksidenti me tre viktima, Dehari: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë, humbje që nuk përshkruhet me fjalë

Tentativa e tretë për konstituim të Kuvendit

Evitimi i zgjedhjeve të reja, Murati jep propozimin pak para se të nisë seanca konstituive

A flet me Limajn? Haradinaj: E kam përshëndetur për mirësjellje, na ka ikë në mënyrën më të turpshme

PDK merr pjesë në takimin konsultativ, Krasniqi: Kryesuesi i seancës ta hedh në votim raportin

Reagon Balje: Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige

Vdes gazetari Sylejman Shaqiri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?