Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet në seancën e parë të paraparë, për shkak të mungesës së votave për miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandatave të deputetëve.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) votuan kundër këtij raporti, duke deklaruar se Albin Kurti dhe kabineti i tij nuk mund të betohen si deputetë pa dhënë më parë dorëheqje nga pozitat e tyre aktuale.
Ndërkohë që seanca po zhvillohej, në media u publikua lajmi për dorëheqjen e Kurtit dhe kabinetit të tij.
Megjithatë, kjo situatë konsiderohet e paprecedentë në historinë parlamentare të Kosovës.
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Kadri Kryeziu, në një deklaratë për Telegrafin, e ka komentuar këtë ngërç institucional dhe ka sqaruar hapat e mundshëm të mëtejmë.
“Konceptualisht, përgatitjet kanë qenë që seanca të dështojë – si nga opozita, ashtu edhe nga partia në detyrë që ka më shumë vota. Partia që ka shumicën ka edhe përgjegjësinë më të madhe, dhe është dashur të komunikojë për të mundësuar konstituimin e Kuvendit,” u shpreh Kryeziu.
Sipas tij, në bazë të nenit 12, pika 5 të Rregullores së Kuvendit, seanca nuk duhet të ndërpritet përfundimisht, por duhet të vazhdojë brenda 48 orëve.
Ai shtoi se deputetët ende nuk janë legjitimë, sepse vetëm betimi para Kuvendit i bën ata të tillë. Sipas Kryeziut, situata aktuale është thjesht procedurale dhe teknike.
“E pashë që kryesuesi i Kuvendit i ka dërguar kërkesë Presidentes, dhe ka bërë mirë që e ka bërë – por kjo kërkesë nuk ka bazë ligjore apo kushtetuese,” theksoi ai.
Kryeziu kujtoi se presidentja është përfaqësuese e unitetit të popullit dhe, sipas Kushtetutës, ka përgjegjësi për të ndihmuar në krijimin e institucioneve të reja.
“Kur e hartuam Kushtetutën, e parashikuam që presidenti ka mandat pesëvjeçar pikërisht për raste si ky – ku as Kuvendi dhe as Qeveria nuk janë legjitime. Në këtë rast, vetëm Presidentja gëzon legjitimitet të plotë,” shtoi ai.
Sa i përket dorëheqjes së Kurtit, Kryeziu sqaroi se ajo duhej të kishte ndodhur në mënyrë efektive në momentin kur u certifikuan deputetët.
“Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë funksionet deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Ligjërisht, Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë derisa të formohet Qeveria e re,” tha ai. “Një kryeministër në detyrë mund të jetë njëkohësisht edhe deputet, derisa të zgjidhet pasardhësi i tij.”
Ai theksoi gjithashtu se Kapitulli XI i Kushtetutës parasheh situata të jashtëzakonshme, si lufta apo fatkeqësitë natyrore, që justifikojnë qëndrimin në detyrë të Qeverisë në raste të tilla.
Kryeziu përfundoi duke thënë se grupet parlamentare kanë të drejtë të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka për detyrë të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe të kontrollojë aktet dhe pushtetet shtetërore.
Ndërkohë, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e saj për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.
“Për shkak të rrethanave të krijuara dhe mungesës së votave për raportin, seanca ndërpritet. Do ta njoftojmë Presidenten me një letër për hapat e mëtejmë,” deklaroi Dehari.
Raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve nuk kaloi, pasi mori 52 vota pro, 46 kundër dhe 11 abstenime.
Kundër këtij raporti votuan PDK, AAK dhe LDK, ndërsa pro ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Nismës.
“Raporti kaloi në Komision me shumicë votash. PDK, AAK dhe LDK ishin kundër,” deklaroi Artan Abrashi nga LVV./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Hetimi për zjarrin në Koçan mbetet shembull për improvizim juridik

Krasniqi: Ka ndryshim të gjendjes, ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje

Protesta në Koçan, prindërit e viktimave: Fajtorët janë në liri, rasti nuk po trajtohet siç duhet nga institucionet

Tentativa e tretë për konstituimin e Kuvendit – pritet të hidhet në votim raporti i ri për verifikimin e mandateve

A flet me Limajn? Haradinaj: E kam përshëndetur për mirësjellje, na ka ikë në mënyrën më të turpshme

Krasniqi: Ka ndryshim të gjendjes, ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje

Reagon Balje: Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige

Evitimi i zgjedhjeve të reja, Murati jep propozimin pak para se të nisë seanca konstituive

Vdes gazetari Sylejman Shaqiri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?