LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet se si Barcelona ‘injoroi’ mundësinë ta transferojë Julian Alvarez për një çmim qesharak

Zbulohet se si Barcelona ‘injoroi’ mundësinë ta transferojë Julian Alvarez për një çmim qesharak

Barcelona e la që t’iu ikë mundësia ta transferojnë yllin e Atletico Madridit, Julian Alvarez për 22 milionë euro, duke preferuar që në vend të tij ta transferojnë Ferran Torres. 

Sipas një raportimi nga mediat spanjolle, blaugranasit patën mundësinë të sigurojnë shërbimet e Alvarez me një çmim të përgjysmuar, gjatë kohës sa ai ishte pjesë e River Plate. 

Sekretari i klubit argjentinas Enzo Francescoli, i kishte kërkuar drejtuesve të klubit spanjoll që ta transferojnë Alvarezin. 


Barcelona në vend të kësaj kishte preferuar që të paguante 60 milionë euro për transferimin e Ferran Torres nga Manchester City, duke i lejuar këta të fundit ta bëjnë Alvarezin lojtar të tyre një vit më vonë. 

Tri klube angleze kanë shprehur interesim për lojtarin e lënë pas dore tek Barcelona
Lexo po ashtu Tri klube angleze kanë shprehur interesim për lojtarin e lënë pas dore tek Barcelona

Gjiganti spanjoll me gjasë është penduar për këtë gabim, pasi Alvarez tashmë e ka vendosur veten si një yll i futbollit gjatë kohës së tij në Angli dhe tani tek Atletico Madridi. 

25-vjeçari iu bashkua ekipit të Diego Simeones verën e kaluar, duke realizuar 11 gola në 28 paraqitje në kampionat. 

Që prej se u largua nga Mançesteri, Alvarez ka realizuar 31 gola në 95 paraqitje në ndërkohë Ferran Torres ka shënuar 18 sosh në të njëjtën periudhë. 

Alvarez momentalisht po përfaqëson Argjentinën në kualifikimet e Botërorit 2026 dhe do të rikthehet në aksion të martën për ndeshjen ndaj Brazilit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

Ligat tjera
Tifozët shpesh dëgjojnë për: 'A do mundej Messi të shkëlqente në një natë të ftohtë dhe të lagësht në Stoke', është mit apo realitet?

Tifozët shpesh dëgjojnë për: 'A do mundej Messi të shkëlqente në një natë të ftohtë dhe të lagësht në Stoke', është mit apo realitet?

Premier League
Liverpooli mund t'ia bëjë një favor Real Madridit për Alexander-Arnold

Liverpooli mund t'ia bëjë një favor Real Madridit për Alexander-Arnold

La Liga
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Bundesliga
Kalo në kategori