LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra e fuqishme e kostumit të yllit të serialit hit ngjall pranverën

Ngjyra e fuqishme e kostumit të yllit të serialit hit ngjall pranverën

U shkon si biondeve ashtu edhe zeshkaneve, dhe truku qëndron në një gjë

Ellen Pompeo, e cila u bë e famshme si Meredith Grey në serialin hit “Grey’s Anatomy”, u shfaq me një pamje mahnitëse të modës teksa shfaqej në “The View” në Nju-Jork.

E veshur në mënyrë të përkryer në çdo rast, por pa ekzagjerim, aktorja është pa dyshim nga ato zonja që nuk gabon asnjëherë kur bëhet fjalë për modën.


Ellen Pompeo (55) ecte me vetëbesim në rrugët e Nju-Jorkut me një kostum të qepur në mënyrë të përkryer, por nuk zgjodhi një ngjyrë neutrale, por një nuancë livande, e cila i jepte një bukuri të veçantë kësaj pamjeje, transmeton Telegrafi.

GC Images

Një nuancë livande që ngjall pranverën

Bukuroshja amerikane, të cilën mund ta shihnim edhe në serialin emocionues ‘A Good American Fami¬lly’, u kënaq me këtë publikim të modës, duke zgjedhur një hap disi të pazakontë në nuancën e livandës, që sjell një atmosferë pranverore.

Ngjyra e bukur e vjollcës së çelur rezultoi të ishte një zgjedhje e shkëlqyer për aktoren flokëgjatë e cila mburret me një figurë mbresëlënëse.

Livanda është një hit i madh këtë sezon, sepse është elegante dhe e gjithanshme, dhe i përshtatet si biondeve ashtu edhe zeshkaneve.

Ideale për pranverën dhe verën, ajo përfaqëson një alternativë elegante ndaj toneve neutrale duke lënë një përshtypje të fortë. Pompeo shkëlqeu me një xhaketë me dy krahë dhe pantallona elegante, të dizajnuara nga stilistja e famshme Gabrielle Hearst. Ajo bëri përshtypje edhe me një kostum pa të meta, të cilin e shoqëroi me një bluzë të bardhë dhe këpucë me gishta Manolo Blahnik në kontrast.

Valët e buta në flokët e saj dhe grimi minimal e rrumbullakosën këtë pamje të lëmuar, por të rastësishme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Tre minuta pasi të bëni dush bëjeni këtë: Kur dëgjoni për çka është fjala, do ta bëni vazhdimisht!

Tre minuta pasi të bëni dush bëjeni këtë: Kur dëgjoni për çka është fjala, do ta bëni vazhdimisht!

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Keshilla Modë
Tri nuancat pranverore që duhet t'i kemi në gardërobë me patjetër këtë sezon

Tri nuancat pranverore që duhet t'i kemi në gardërobë me patjetër këtë sezon

Moda
Kur është koha e duhur për shëtitjen e parë të fëmijës suaj?

Kur është koha e duhur për shëtitjen e parë të fëmijës suaj?

Fëmija juaj
Edukimi seksual për fëmijët: Përse prindërit duhet të flasin me fëmijët për seksin

Edukimi seksual për fëmijët: Përse prindërit duhet të flasin me fëmijët për seksin

Prindër dhe fëmijë
Stilet e thonjve që do t'i shohim gjatë pranverës 2025

Stilet e thonjve që do t'i shohim gjatë pranverës 2025

Manikyr dhe pedikyr
Kalo në kategori