Kohët e fundit, dokumentet e deklasifikuara nga arkivat në lidhje me atentatin ndaj presidentit John F. Kennedy, zbulojnë se CIA kishte tentuar të rekrutonte një tregtar jugosllav, Franco Peçar, dhe ta kthente atë në Jugosllavi si agjent të saj.
Në këto dokumente, të cilat u publikuan me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump, përfshihet edhe korrespondenca midis CIA-s dhe FBI-së në lidhje me Franco Peçarin, një slloven që në vitin 1962 ndodhej në New York si përfaqësues shitjesh për kompaninë Intertrade, transmeton Telegrafi.
Shërbimet amerikane të inteligjencës mësuan se Peçarit iu dha urdhër të kthehej në Jugosllavi, ndonëse ai kishte këmbëngulur për të qëndruar në SHBA. Informatori i CIA-s, Joseph Merola, njoftoi FBI-në se nga kontaktet e tij në New York kishte mësuar për kthimin e detyruar të Peçarit në Jugosllavi, ndërkohë që ai dëshironte të mbetej në Amerikë. Ky informacion u përfshi në një memoar të CIA-s më 29 mars 1963, të firmosur nga shefi i atëhershëm, James Angleton.
Në të njëjtën memoar thuhet se “nëse informacionet e mësipërme janë të sakta, kjo agjenci mund të shqyrtojë mundësinë e kontaktimit të Peçarit për ta bindur atë që të kthehet në Jugosllavi sipas udhëzimeve tona”.
Në një dokument tjetër të CIA-s, të datës 9 prill 1963, përmendet se agjencia “po shqyrton mundësinë e kontaktimit të Peçarit gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, me qëllim përpjekjen për ta rekrutuar për kthim në Jugosllavi” (lexo këtu).
Dokumenti zbulojnë gjithashtu informacion kontradiktor nëse Peçar kishte lidhje me shërbimin jugosllav të inteligjencës, raporton index.hr.
Një burim i CIA-s sugjeroi se “një person me të njëjtin mbiemër është anëtar i Shërbimit Jugosllav të Inteligjencës (JIS)”, ndërsa një burim tjetër deklaroi se “subjekti nuk është anëtar i JIS-it”.
FBI-ja, në memorandumin e saj, theksoi se informatorët e tyre nga New Yorku në mars të vitit 1963 pretenduan se Peçar “nuk ishte i përfshirë në aktivitete të inteligjencës” dhe rekomanduan që ai të mos kontaktohej drejtpërdrejt (lexo këtu).
Përpjekje të dëshpëruara të Peçarit për të qëndruar në SHBA
Nga dokumentet rezulton se Peçari ishte i vendosur të qëndronte në SHBA. Sipas informatorit të CIA-s, Joseph Merola, i cili e kishte pritur atë në Miami në fillim të prillit 1963, Peçari u takua me ndihmësin e prokurorit të përgjithshëm amerikan, William Kenny, dhe “shprehu një dëshirë të madhe për të gjetur një mënyrë për të qëndruar në SHBA”.
Në dokumente thuhet se ai “i tregoi Merolës dhe Kenny-t një dokumentacion të gjerë”, ndoshta si provë për të mbështetur kërkesën e tij. Megjithatë, nuk dihet se për çfarë lloj dokumentacioni bëhet fjalë.
Mbetet e panjohur nëse ai përfundimisht u bë agjent i inteligjencës amerikane (lexo këtu)
Kush ishte Franc Peçar?
Franc Peçar ishte një inxhinier dhe biznesmen i shquar slloven, i cili la një gjurmë të rëndësishme në industrinë sllovene dhe jugosllave në mes të shekullit të XX-të. Ai ndërtoi karrierë në pozita drejtuese në kompanitë kryesore industriale.
Fillimisht, ai punoi si drejtor i Litostrojit slloven, një kompleks industrial i rëndësishëm në Lubjanë. Ai themeloi këtë fabrikë së bashku me Franc Leskovšek-Lukën dhe u bë drejtori i saj i parë.
Fabrika nisi punën më 1 shtator 1947 dhe u konsiderua një nga objektet industriale më të mëdha dhe moderne të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi. Litostroj u ndërtua në një zonë bujqësore në rajonin e sotëm të Gornja Siska në Lubjanë.
Puna për ndërtimin e saj filloi më 28 korrik 1946. Një fakt interesant është se struktura e fabrikës u ndërtua duke përdorur punën e detyruar të të burgosurve politikë nga kampet e krijuara menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
Emri Litostroj rrjedh nga sllovenishtja “livarna in tovarna strojev,” që do të thotë “fabrika e makinave”. Fabrika kishte lidhje të ngushta me Josip Broz Titon, i cili e vizitoi atë disa herë, dhe në vitin 1947 u riemërua në Titovi zavodi Litostroj Ljubljana (Fabrikat e Titos Litostroj Lubjanë).
Pas Litostrojit, ai konceptoi hapjen e fabrikës Tomos, një nga projektet kryesore të Titos në atë periudhë
Më vonë, Franc Peçar mori drejtimin e fabrikës së motoçikletave Tomos në Kopër, e cila u themelua në vitin 1954. Plani investues për këtë fabrikë u përgatit vetë nga Peçari dhe Tomos u krijua si përgjigje ndaj nevojës për vende të reja pune në rajonin bregdetar pas Luftës së Dytë Botërore.
Para luftës, industria ishte e përqendruar kryesisht në Trieste, Monfalcone dhe Gorizia, por pas luftës, problemet kufitare midis Italisë dhe Jugosllavisë izoluan popullsinë e rajonit Kras nga qendrat industriale. Edhe pse Peçari nuk e inauguroi zyrtarisht Litostrojin, marrëdhënia e tij me Titon ishte e dukshme, pasi ishte vetë Tito ai që hapi zyrtarisht fabrikën Tomos më 14 qershor 1959.
Nën drejtimin e Peçarit, Tomos përjetoi rritje dhe sukses të madh:
Në vitin 1956, kompania prodhoi 137 motoçikleta dhe 124 mopeda të modelit RL125.
Në fund të viteve ’50, u zhvillua modeli popullor Colibri, i cili u prodhua në mbi 17 mijë njësi vetëm në vitin 1959.
Tomos nisi të eksportojë produktet në Suedi dhe më vonë në vende të tjera.
Gjatë viteve ’60, nën drejtimin e Peçarit, Tomos kishte rreth 2500 punonjës dhe zgjeroi eksportet në Holandë.
Në fillim të viteve 1960, Peçar u largua nga Tomos për të marrë një rol të ri si përfaqësues tregtar i Jugosllavisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai punoi për kompaninë Intertrade, e cila, ndër të tjera, ishte përfaqësuesi zyrtar i IBM për Jugosllavinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Trump nuk e lejon Muskun të merr informacione rreth planit të luftës së mundshme me Kinën

Imazhet satelitore: Kjo është një bazë kryesore ruse para dhe pas sulmeve të Ukrainës

Publikohet deklarata e plotë për bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

Trump ia mohon qasjen në informacione të klasifikuara Harrisit, Clintonit dhe disa të tjerëve

Vazhdojnë sulmet ruse me dronë në Ukrainë - shuhet një familje në Zaporizhzhia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Vajza e Donald Trump Jr. është një sensacion i vërtetë: Modeste, e bukur, merret me një sport të pazakontë

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia