LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Justin Baldonit sulmon Blake Lively për manipulim ligjor

Avokati i Justin Baldonit sulmon Blake Lively për manipulim ligjor

Avokati i Justin Baldonit, Bryan Freedman, ka akuzuar Blake Lively-n për manipulim të sistemit ligjor, pasi ajo kërkoi të hidhej poshtë kundërpadia e ngritur nga Baldoni.

Ai e cilësoi këtë veprim si një abuzim të hapur të drejtësisë nga një “elitë e privilegjuar”.

Lively e akuzoi Baldonin për ngacmim seksual në dhjetor, ndërsa Baldoni u kundërpërgjigj me një padi prej 400 milionë dollarësh (rreth 368 milionë euro) për shpifje dhe zhvatje ndaj saj, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistes Leslie Sloane.


Të dyja palët i kanë mohuar akuzat kundër njëra-tjetrës.

Ekipi ligjor i Lively argumenton se padia e Baldonit është një hakmarrje për denoncimin e saj dhe bie ndesh me ligjin e Kalifornisë që mbron viktimat e ngacmimit seksual.

Avokatët e Baldonit, nga ana tjetër, pretendojnë se Lively dhe Reynolds kanë përdorur ndikimin e tyre për të kontrolluar prodhimin e filmit “It Ends with Us”.

Gjykata po shqyrton kërkesën e Lively për të mbajtur konfidenciale disa prova, ndërsa Baldoni kërkon që ato të bëhen publike, duke pretenduar se aktorja i ka përdorur akuzat për përfitime mediatike.

Në mes të këtij konflikti, të dyja palët pretendojnë se kanë marrë kërcënime dhe abuzime në internet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çfarë po ndodh me Eglin dhe Gjestin? Pamjet e 'përleshjes' së tyre shqetësojnë fansat

Çfarë po ndodh me Eglin dhe Gjestin? Pamjet e 'përleshjes' së tyre shqetësojnë fansat

Magazina
Gjesti merr sërish vëmendjen me dukjen e çuditshme, shfaqet në oborr me të brendshme dhe xhup sipër

Gjesti merr sërish vëmendjen me dukjen e çuditshme, shfaqet në oborr me të brendshme dhe xhup sipër

Magazina
“Loja ka puls” - Mesazhi befasues për Gjestin nga Armando Broja, banori: Kush është?

“Loja ka puls” - Mesazhi befasues për Gjestin nga Armando Broja, banori: Kush është?

Magazina
Një grua 63-vjeçare ra në kurthin e mashtruesve online - besonte se ishte në lidhje me Enrique Iglesias dhe i transferoi atij mijëra euro

Një grua 63-vjeçare ra në kurthin e mashtruesve online - besonte se ishte në lidhje me Enrique Iglesias dhe i transferoi atij mijëra euro

Magazina
Fero dhe Enca pjesë e reality show

Fero dhe Enca pjesë e reality show "Ferma VIP 2"?

Magazina
Të gjithë po flasin për fenomenin e serialit

Të gjithë po flasin për fenomenin e serialit "Adoleshenca" - kush është 15-vjeçari që 'pushtoi' Netflix: Një koleg e quan "Messi i aktrimit"

Magazina
Kalo në kategori