LAJMI I FUNDIT:

​KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

​KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme.

Kështu ka thënë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pasi që PZAP-ja ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara nga subjektet politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore apo kërkonin ndërhyrje në proces.

Ai ka thënë se sipas procedurave ligjore, subjektet politike kanë 48 orë nga pranimi i vendimit të PZAP për të ushtruar të drejtën e tyre për apelim në Gjykatën Supreme dhe kjo e fundit ka 96 orë për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa.


“Duke ndjekur dinamikën e deritanishme, nëse paraqiten ankesa në Supreme – me supozimin se as ajo nuk do të dalë përtej argumentimit të PZAP-së – rezultatet do të mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme”, ka shkruar Cakolli në një postim në Facebook.

Sipas të dhënave përfundimtare të KQZ-së Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prin me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.

Me këto përqindje, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 sosh, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

Të drejtë vote në këtë proces zgjedhor kanë pasur mbi 2 milionë shtetas të Kosovës, ndërsa pjesëmarrja ka qenë 46.54 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Lajme
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

Politikë
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori