LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria me detaje të reja: Shtatë policë i mundësuan marrjen e licencës diskotekës “Pulse” në Koçan

Prokuroria me detaje të reja: Shtatë policë i mundësuan marrjen e licencës diskotekës “Pulse” në Koçan

Prokuroria Publike për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj shtatë zyrtarëve policorë, të cilët i kanë mundësuar pronarit të diskotekës “Pulse” në Koçan të marrë licencë për kryerjen e veprimtarisë hotelerike – kabare.

Nga Prokuroria thonë se sipas veprimeve të përshkruara në urdhër, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer vepër penale të rëndë kundër sigurisë publike.

“Si zyrtarë të punësuar në Sektorin e Punëve të Brendshme Shtipit dhe Stacionin Policor të Koçanit, si bashkëkryerës, të dyshuarit me përgatitjen, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik marrjen e licencës për kryerjen e veprimtarive hoteliere – kabare, edhe pse objekti nuk i plotësonte kushtet ligjore për funksionim”.


“Të dyshuarit së bashku shkaktuan rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe gjymtyrët e njerëzve, duke lejuar që kabareja të funksiononte me kushte nën standarde, duke rezultuar me zjarr në objekt më 16 mars 2025, ku 59 persona humbën jetën dhe 196 pësuan lëndime të rënda”.

“Duke konsideruar se janë plotësuar kushtet, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të shtatë personat”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Drejtësi
​Sekuestrohen rreth 3 mijë euro false, arrestohet një person në Prishtinë

​Sekuestrohen rreth 3 mijë euro false, arrestohet një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

​KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori