LAJMI I FUNDIT:

Klekovski: Mjekë nga Çekia ndodhen në vend, do të vijnë edhe ekspertë britanik për ndihmë në fazat e ardhshme të shërimit

Klekovski: Mjekë nga Çekia ndodhen në vend, do të vijnë edhe ekspertë britanik për ndihmë në fazat e ardhshme të shërimit

Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor Sasho Klekovski, sot në konferencë për shtyp tha se personat e lënduar nga zjarri në Koçan, mjekohen në 14 vende dhe në mbi 25 spitale.

Ai theksoi se më parë në vend ka pasur rreth 100 djegie në vit dhe këtu përfshihen të gjitha shkaqet e mundshme.

“Djegiet nga zjarret janë kategoria më e rëndë sepse përveç lëkurës ka edhe dëmtime të frymëmarrjes. Në vitin 2024 kemi pasur pesë raste të rënda me djegie të shkallës së lartë. Kemi tre spitale në vend me përvojë me djegie – Klinika për kirurgji plastike, Spitali i qytetit të vjetër dhe Klinika për sëmundje të fëmijëve”, tha Klekovski.


Klekovski theksoi se ndër vite “kemi pasur pak pacientë dhe këto janë procedura të vështira dhe të komplikuara trajtimi”. Numri i madh i të lënduarve nga zjarri dhe lëndimet e rënda kanë qenë arsyeja pse është vendosur që pacientët të dërgohen jashtë vendit.

“Për momentin ekziston një ekip i specializuar i mjekëve nga Çekia, të cilët tashmë janë duke punuar me mjekët në klinikat e Maqedonisë. Pritet që të mbërrijnë edhe ekspertë britanikë për të ndihmuar në fazat e ardhshme të trajtimit të pacientëve me djegie”, tha Klekovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Drejtësi
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
Vendimi i PZAP, LDK: Përpjekjet e LVV për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, do të sfidohen me vendosmëri

Vendimi i PZAP, LDK: Përpjekjet e LVV për të uzurpuar procesin zgjedhor me manipulime, do të sfidohen me vendosmëri

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori