Presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton heqjen e kontrollit ekskluziv amerikan mbi komandantin më të lartë të forcave aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), një pozicion që është mbajtur nga gjeneralët amerikanë që nga viti 1951.
Pothuajse 75 vjet, ishte përgjegjësi kryesore amerikane që të kishte një gjeneral amerikan me katër yje që mbikëqyr të gjitha operacionet ushtarake të NATO-s në Evropë, një komandë që filloi me heroit të Luftës së Dytë Botërore dhe presidentin e ardhshëm Dwight D. Eisenhower.
Administrata e Trumpit, sipas dy zyrtarëve të mbrojtjes të njohur me planifikimin dhe briefingun e Pentagonit, të cilin e shqyrtoi NBC News, po e konsideron ndryshimin e kësaj praktike, shkruan cnbc.
Pentagoni po bën një restrukturim të rëndësishëm të komandave luftarake dhe shtabit të ushtrisë amerikane. Një nga planet që po shqyrtohet, sipas dy zyrtarëve të mbrojtjes, do të përfshinte heqjen dorë të SHBA-së nga roli i komandantit më të lartë të forcave aleate të NATO-s në Evropë, i njohur në gjuhën ushtarake si SACEUR.
Gjenerali që tani mban këtë rol, dhe që shërben gjithashtu si shef i Komandës Evropiane të SHBA, ishte komandanti kryesor që mbikëqyri mbështetje për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Nuk është e qartë sa kohë mund të marrë një organizim i tillë.
Heqja dorë nga SACEUR do të ishte, po të mos ishte asgjë tjetër, një ndryshim i madh simbolik në balancën e pushtetit në NATO, një aleancë që ka përcaktuar sigurinë dhe paqen evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.
“Heqja dorë nga roli i Shteteve të Bashkuara si komandant i lartë aleat i NATO-s në Evropë do të konsiderohej si një sinjal i rëndësishëm i largimit nga aleanca. Do të ishte një gabim politik i masave epike, dhe kur ta heqim njëherë atë, ata nuk do ta kthejnë më. Do të humbisnim një sasi të madhe ndikimi brenda NATO-s, dhe do të konsiderohej si hapi i parë drejt largimit të plotë nga Aleanca”, tha në një mesazh elektronik admirali i pensionuar James Stavridis, i cili shërbeu si SACEUR dhe shef i Komandës Evropiane nga viti 2009 deri në 2013.
Që kur Eisenhower e inauguroi këtë pozicion, ai është mbajtur nga disa nga liderët ushtarakë më të shquar të vendit.
Përveç Stavridisit, janë edhe Alexander Haig, i cili gjithashtu ka qenë shef i kabinetit të dy presidentëve dhe sekretar shteti i një presidenti tjetër; John Shalikashvili, i cili u bë president i Shtabit të Përbashkët dhe Wesley Clark, i cili ishte kandidat për nominimin presidencial demokrat në vitin 2004.
Restrukturimi i propozuar vjen pas një periudhe kur administrata e Trumpit ka ulur shpenzimet dhe stafin në qeverinë federale. Presidenti Trump dhe ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth e kanë bërë të qartë se administrata e re dëshiron që partnerët evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e Evropës. Nëse SHBA do të heqë dorë nga SACEUR, shtetet e tjera të NATO-s do të duhet të zgjedhin midis tyre se cili do të emërojë komandantin.
Trump ka kritikuar disa herë anëtarët e NATO-s sepse nuk e kanë arritur qëllimin që aleanca ka vendosur për përqindjen e PBB-së që çdo vend duhet të shpenzojë për mbrojtje. Siç ka raportuar më parë NBC News, ai gjithashtu po shqyrton një ndryshim të madh të politikës, ku SHBA mund të mos mbrojë një anëtar tjetër të NATO-s nëse sulmohet, një parim themelor i aleancës, nëse vendi nuk arrin pragun e shpenzimeve për mbrojtjen.
Korniza kohore për këtë ndryshim në SACEUR, nëse ndodh, ende nuk është përcaktuar. Gjenerali i ushtrisë Chris Cavoli, aktuali SACEUR, është në një mandat trevjeçar që pritet të përfundojë këtë verë.
Pesë nga 11 komandat e forcave luftarake mund të konsolidohen sipas planit që po shqyrtohet, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes të njohur me planin.
Plani masiv i restrukturimit që po shqyrtohet gjithashtu mund të përfshijë dy ndryshime të mundshme për të cilat NBC News ka raportuar më parë: konsolidimin e Komandës Evropiane të SHBA dhe Komandës të SHBA për Afrikën në një komandë me seli në Stuttgart, Gjermani, si dhe mbylljen e Komandës së Posaçme të SHBA në Florida për t’u bashkuar me Komandën e Veriut të SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A po e fut Trump, Amerikën në një krizë kushtetuese?

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ra dakord “të gjejë” më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon "hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës me Rusinë"

Trump thotë se SHBA mund të kontrollojë centralet energjetike të Ukrainës - në telefonatën e tij me Zelenskyn

"Pamjet e numërimit të parave në parti", shkaktar edhe për arrestimin e kryetarit të Stambollit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin