LAJMI I FUNDIT:

Aktori amerikan reagon me një fotografi nga spitali pasi u sëmur në një ndeshje të NBA – tregon se çfarë ndodhi

Aktori amerikan reagon me një fotografi nga spitali pasi u sëmur në një ndeshje të NBA – tregon se çfarë ndodhi
Tracy Morgan (Foto: Instagram)

Aktori dhe komediani amerikan, Tracy Morgan, tronditi publikun në ndeshjen e NBA-së mes New York Knicks dhe Miami Heat kur filloi me të vjella, duke bërë që ndeshja të ndërpritet dhe tani ka reaguar nga spitali dhe ka treguar se çfarë i ka ndodhur në të vërtetë.

Tracy zbuloi se ishte shtruar në spital për helmim nga ushqimi pasi kishte të vjella teksa ishte ulur në rreshtin e parë në ndeshje.

Aktori i humorit, i cili u përcoll jashtë fushës në një karrige me rrota, postoi një foto të tij duke buzëqeshur në një shtrat spitali dhe duke dhënë gishtin e madh.


View this post on Instagram

A post shared by Tracy Morgan (@tracymorgan)

“Faleminderit për shqetësimin tuaj! Tani jam mirë dhe mjekët thonë se ishte helmim nga ushqimi”, shkroi Morgan në Instagram.

“Unë e vlerësoj familjen time MSG që kujdeset kaq mirë për mua dhe duhet të përgëzoj ekipin që duhej ta pastronte këtë. Ju vlerësoj”.

Morgan pësoi gjithashtu një gjakderdhje nga hundët gjatë incidentit që ndaloi lojën për rreth dhjetë minuta.

Të gjitha lajmet nga Tracy Morgan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tracy Morgan

Aktori ka pasur probleme shëndetësore edhe më parë – ai luftoi me diabetin dhe në vitin 2010 iu nënshtrua transplantit të veshkës kur ish-partnerja e tij Tanisha Hall i dhuroi një veshkë.

Për më tepër, në vitin 2014, u përfshi në një aksident katastrofik me makinë kur një kamion Walmart goditi makinën e tij në New Jersey, duke e lënë atë me lëndime të rënda të trurit, fraktura të shumta dhe humbje të kujtesës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti me akuza për produksionin, ndërsa i drejtohet Eglit: Bëhu me ta e ejani më njollosni

Gjesti me akuza për produksionin, ndërsa i drejtohet Eglit: Bëhu me ta e ejani më njollosni

Magazina
“Zemrat që të ndjekin rrahin bashkë me ty” - Gjestit i vjen një tjetër dron në shtëpi

“Zemrat që të ndjekin rrahin bashkë me ty” - Gjestit i vjen një tjetër dron në shtëpi

Magazina
Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

Magazina
Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Magazina
Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Magazina
Bella Ramsey e The Last of Us pohon se u diagnostikua me autizëm në kohën kur xhiruan sezonin e parë

Bella Ramsey e The Last of Us pohon se u diagnostikua me autizëm në kohën kur xhiruan sezonin e parë

Magazina
Kalo në kategori