LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është një krizë kushtetuese dhe a është SHBA në një të tillë tani?

Çfarë është një krizë kushtetuese dhe a është SHBA në një të tillë tani?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë vendimin që mbi 260 migrantë, kryesisht nga Venezuela, të deportohen në El Salvador, duke përdorur një ligj të shekullit të XVII-të.

Edhe pse gjyqtari James Boasberg e ndaloi këtë veprim, administrata e re amerikane e injoroi vendimin.

Për këtë arsye, mes ekspertëve ligjor në SHBA ka nisur një debat mbi mundësinë që Trump, me vendimet e tij, e ka futur Amerikën në një krizë kushtetuese.


Në analizën e saj, CNN kujton se edhe gjatë mandatit të parë Trump kishte një qasje “të lirshme” ndaj Kushtetutës amerikane.

Ai shpesh e tejkalonte autoritetin e tij, përpiqej të ndalonte hetimet e FBI-së dhe tentoi të qëndronte në pushtet edhe pas humbjes së zgjedhjeve.

Megjithatë, si çdo president tjetër, ai në fund i respektonte vendimet e gjykatave, të paktën si masa të përkohshme.

Kur gjyqtari Boasberg ndaloi këtë deportim, Trump nuk e respektoi vendimin, dhe migrantët nga Venezuela përfunduan në burgun famëkeq të El Salvadorit.

Sipas disa ekspertëve ligjorë, ky akt e ka futur SHBA-në në një krizë kushtetuese.

Për më tepër, CNN vëren se është e vështirë të pritet që republikanët në Kongres ta kundërshtojnë dhe ta ndalojnë Trumpin.

Përveç kësaj, këshilltari i Trumpit, Elon Musk, përmes platformës së tij X, prej javësh po zhvillon një “luftë” kundër gjyqtarëve që bllokojnë vendimet e Trumpit.

Sipas Muskut, gjyqtarët që pengojnë vendimet e 78-vjeçarit “nuk respektojnë demokracinë dhe mandatin që amerikanët i kanë dhënë atij”, ndaj duhet të injorohen ose të hiqen nga postet e tyre.

Duke marrë parasysh ndikimin e madh që Musk ka mbi Trumpin, shumë njerëz janë të shqetësuar për të ardhmen e sistemit kushtetues të SHBA-së, i cili bazohet në ndarjen e qartë të tri pushteteve: ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislativ.

Disa analistë besojnë se duke injoruar pushtetin gjyqësor, Trump është pranë konsolidimit të plotë të pushtetit, sidomos duke marrë parasysh se republikanët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit dhe ende nuk ka asnjë anëtar të kësaj partie që të jetë hapur kundër presidentit amerikan.

Megjithatë, disa ekspertë ligjorë, si John Yoo nga universiteti Berkeley Law, argumentojnë se kjo nuk është një krizë kushtetuese, por një “përballje e zakonshme mes pushtetit ekzekutiv dhe degëve të tjera”.

Yoo gjithashtu thotë se themeluesit e Kushtetutës amerikane e kanë parashikuar një përplasje të tillë mes tri pushteteve, duke e konsideruar si pjesë të funksionimit të sistemit.

Një mendim të ngjashëm ka edhe Sanford Levinson nga Universiteti i Teksasit, i cili beson se SHBA ndodhet në një “epokë të lojës së ashpër kushtetuese”, ku “çdo opsion ligjor shfrytëzohet deri në maksimum për të fituar pikë politike”.

Ai shton se republikanët mbajnë një pjesë të madhe të fajit për këtë situatë, pasi me veprimet e tyre kanë ndërtuar një “kult personaliteti rreth Trumpit” dhe kanë “zhbërë funksionin e Kongresit si një institucion legjislativ”.

Ai iu drejtua Levinsonit për të pyetur se si kanë ndryshuar gjërat në gjashtë vitet e fundit.

Edhe nëse SHBA nuk është në mes të një krize kushtetuese, ajo është e ngecur në një epokë të “lojës së ashpër kushtetuese”, e cila është gatishmëria për të shfrytëzuar çdo mundësi apo teknikalitet ligjor për të fituar pikë për partinë politike, tha Levinson. Kjo është padyshim kultura në të cilën po jetojmë.

Sidoqoftë, një ndryshim i madh ka ndodhur në Kongres me fillimin e mandatit të dytë të Trumpit, argumentoi Levinson, duke vënë në dukje “shkatërrimin total dhe të plotë të Kongresit si një institucion i vërtetë qeverisës”.

Edhe republikanët që gjashtë vjet më parë mund ta kundërshtonin Trumpin në disa çështje, sipas tij, “janë shndërruar në atë që unë e quaj një kult të personalitetit”.

Sjellja e këtyre republikanëve në rast se Trump injoron aktivisht gjykatat do të jetë kyçe.

Lideri i pakicës në Senat, Chuck Schumer, i tha New York Times se çdo gjë varet se si apo kush e zgjon Trumpin në mes të natës, në orën “2 ose 3 të mëngjesit”.

“Besoj se senatorët republikanë, për këtë çështje, do të qëndrojnë të vendosur,” tha Schumer për disa nga kolegët nga kampi tjetër politik.

“Rreth pesë ose gjashtë kanë thënë publikisht se do të punojnë për të mbështetur gjykatat dhe për të mbështetur ligjin nëse Trump përpiqet ta shkelë atë. Dhe ne mund ta bëjmë këtë edhe përmes legjislacionit, nëse është e nevojshme”, shtoi ai.

Ndryshe, ky do të ishte një shembull i ligjvënësve që rivendosin ekuilibrin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
DW: Vuçiq mori një paralajmërim nga NATO se i ka skaduar afati

DW: Vuçiq mori një paralajmërim nga NATO se i ka skaduar afati

Serbia
Zelensky po fliste me gazetarët, e “ndërprenë” telefonata e Macronit – pamje nga ky moment interesant

Zelensky po fliste me gazetarët, e “ndërprenë” telefonata e Macronit – pamje nga ky moment interesant

Evropa
CIA ndan informacione me Shtëpinë e Bardhë, ukrainasit nuk janë të rrethuar në Kursk

CIA ndan informacione me Shtëpinë e Bardhë, ukrainasit nuk janë të rrethuar në Kursk

Botë
Gjermania me këshilla të udhëtimit në SHBA pas arrestimit të qytetarëve të saj

Gjermania me këshilla të udhëtimit në SHBA pas arrestimit të qytetarëve të saj

Evropa
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Pas nëntë muajsh të bllokuar në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë - NASA zbulon se çfarë do të ndodhë tani me ta

Pas nëntë muajsh të bllokuar në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë - NASA zbulon se çfarë do të ndodhë tani me ta

Botë
Kalo në kategori