Shkuma e pazakonshme e plazhit në Australinë Jugore thuhet se është përgjegjëse për sëmundjen e më shumë se 100 sërfistëve dhe vdekjen e dragonjve të detit, peshqve dhe oktapodëve.
Autoritetet shëndetësore kanë mbyllur plazhet Waitpinga dhe Parsons, të vendosura rreth 80 kilometra në jug të Adelaide, dhe thonë se shkuma mund të jetë rezultat i lulëzimit të mikroalgave të shkaktuara nga temperaturat e larta, ujërat e qeta dhe një valë e nxehtë detare, raporton The Guardian.
Surfistët në rajonin lokal janë ankuar për turbullim të shikimit, kruajtje të syve dhe kollë dhe probleme me frymëmarrjen, transmeton Telegrafi.
“Plazhi është i mbuluar plotësisht me shkumë të trashë, të verdhë, me shumë gjëra të gjelbra, të rrëshqitshme dhe të pista përgjatë bregut”, tha sërfisti Anthony Rowland.
Rowland postoi foto të kafshëve të ngordhura të detit të zhytura në breg. Ai shtoi se ka “prova se diçka e çuditshme ekziston në ujë”. Fotot tregojnë shkumën që derdhet mbi shkëmbinj dhe krijon vija shumëngjyrëshe në rërë.
“Shkuma gjithashtu ka një efekt ylber në flluska”, tha Rowland.
Pasi ishte në ujë gjatë fundjavës, ai përjetoi një reaksion respirator.
“Ishte si të thithësh një pastrues të fortë, si të pastroje lavamanin e kuzhinës”, tha ai.
Reagimi ndaj njoftimit të tij ishte i madh, ai shtoi se më shumë se 100 persona janë prekur. Gjithashtu ka frikë se kjo po përhapet në plazhe të tjera në gadishullin Fleurieu.
“Në 24 orët e fundit ka peshq të ngordhur përgjatë Victor (Harbor), Middleton dhe Encounter. Padyshim që goditi bregun e Victor dhe ka oktapodë të ngordhur në Middleton”, tha ai.
Një zëdhënës i Departamentit të Mjedisit tha se plazhet u mbyllën në interes të sigurisë, dhe se autoritetet po hetonin rastin.
“Plazhet Waitpinga dhe Parsons brenda zonës së konservimit të Newland Head do të mbyllen përkohësisht për publikun, për shkak të ngordhjes së peshqve në zonë dhe plazhet do të rihapen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësi.
“EPA ka marrë raporte të shumta se peshq të ngordhur dhe kuaj deti mund të gjenden në breg, dhe se ka ngjyrosje të kuqe të rërës dhe shkumës në plazhe”, tha Agjencia Shtetërore e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA).
Ata gjithashtu thanë se po punojnë me agjenci të tjera për të dalë në vendngjarje dhe për të marrë mostrat e ujit.
“Besohet se ngjarja mund të shkaktohet nga lulëzimi i mikroalgave të cilat janë shkaktuar nga temperaturat e larta, ujërat e qeta dhe një valë e vazhdueshme e nxehtësisë detare, me temperatura aktualisht 2.5 gradë celsius mbi normale, me pak erë që kontribuon në kushtet”, shtuan ata. /Telegrafi/
There is a health warning for SA beachgoers on the south coast where a mystery illness has struck down dozens of surfers and is killing hordes of fish. Surfers have told 7NEWS they developed ear, eye and throat infections after entering the water at Waitpinga Beach which is now… pic.twitter.com/Su8kPUrHsC
— 7NEWS Adelaide (@7NewsAdelaide) March 18, 2025
What is making beachgoers sick and killing marine life on the Fleurieu Peninsula? SA surfers have raised the alarm after falling ill while out on the state’s south coast. A mysterious sea foam has been washing ashore as well as dozens of dead sea creatures. Now, authorities have… pic.twitter.com/4qbjNNH12j
— 7NEWS Adelaide (@7NewsAdelaide) March 17, 2025
Several beaches along South Australia’s south coast remain closed because of a mystery illness that has struck down dozens of surfers and beachgoers. Fish are also washing up dead. @haydennelson #7NEWS pic.twitter.com/9Pr6gHkqgr
— 7NEWS Adelaide (@7NewsAdelaide) March 18, 2025
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bil Gates kritikon ashpër Donald Trumpin

Zelensky reagon pas telefonatës Trump-Putin

Pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, Kremlini: Presidenti rus urdhëroi të ndalohen sulmet për 30 ditë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Trump: Kemi rënë dakord të lëvizim shpejt drejt 'armëpushimit të plotë' në Ukrainë

Hera e parë në botë, gazeta italiane publikon lajme të krijuara me inteligjencë artificiale

Bosnja lëshon një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren