LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 2° cloudy

Komuna e Skenderajt tregon se kur do të mbahet ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Thaçi

Komuna e Skenderajt tregon se kur do të mbahet ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Thaçi

Mbrëmë ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili prej disa kohësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune, Fadil Nura, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, homazhet pranë arkivolit do të bëhen nesër nga ora 09:00 deri në orën 12:00, mbledhja komemorative nesër në orën 12:00, që të dyja do të mbahen tek palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj.


Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 15:00 tek varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt. Ndërsa, e pamja do të mbahet me date 19 dhe 21 mars tek palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

“Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren

Magazina

"Gjithçka ka përfunduar", trupat ukrainase flasin për tërheqjen nga Kursku

Evropa
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Evropa
Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Trump thotë se të gjitha dosjet e vrasjes së John Kennedy me mbi 80,000 faqe do të publikohen nesër

Amerika
Kalo në kategori