LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 10° clearsky_day

Inspektorati asgjëson produkte ushqimore në disa biznese në veri, shkak afatet e skaduara – I’a pezullon punën disa të tjerave

Inspektorati asgjëson produkte ushqimore në disa biznese në veri, shkak afatet e skaduara – I’a pezullon punën disa të tjerave

Gjatë ditës së sotme, inspektorati komunal i Mitrovicës Veriore në bashkëpunim me inspektoratin sanitar në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolla rutinore në disa lokacione ku po zhvillohej aktiviteti i gastronomisë në veri të Mitrovicës.

Gjatë inspektimeve janë identifikuar biznese që kanë zhvilluar aktivitetin e gastronomisë pa siguruar kushtet elementare higjienike, shkruan Telegrafi.

Thuhet se në disa nga lokacione është bërë asgjësimi i produkteve ushqimore për shkak të afateve të skaduara si dhe në mungesë të dokumentacionit për prejardhjen e produkteve ushqimore.


Në njoftim bëhet e ditur se inspektime rutinore janë realizuar edhe në kuzhinën e spitalit të qytetit, ku gjatë vizitës është takuar edhe përgjegjësi i spitalit, i cili ka njoftuar për mënyrën e funksionimit të kuzhinës, ku i njëjti u zotua se do të siguroj të gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas kërkesës së inspektorëve.

Më tej, thuhet se në disa nga lokacionet e inspektuara, i është pezulluar aktiviteti i punës deri në përmirësimin e kushteve të punës sipas sugjerimeve të inspektoratit.

“Qeverisja lokale në Komunën e Mitrovicës Veriore, është e përkushtuar maksimalisht për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

La Liga
Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më?

Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më?

Shëndetësi
Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci

Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci

Lajme
Nuk e do në ekip, Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

Nuk e do në ekip, Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

La Liga
“Ku është problemi me shqiponjën, e di situatën e luftës”, komediani i famshëm komenton marrëdhëniet Shqipëri - Serbi në një nga shfaqjet e tij

“Ku është problemi me shqiponjën, e di situatën e luftës”, komediani i famshëm komenton marrëdhëniet Shqipëri - Serbi në një nga shfaqjet e tij

Magazina
Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Evropa
Kalo në kategori