LAJMI I FUNDIT:

Nissan i parë i projektuar për Evropë mbush 35 vjet

Nissan i parë i projektuar për Evropë mbush 35 vjet

Në vitin 1990, Nissan prezantoi gjeneratën e parë të modelit Primera, i njohur me kodin P10, i cili zëvendësoi Bluebird.

Ky model u krijua për të zgjeruar praninë e Nissan në Evropë dhe ishte i pari i markës i projektuar posaçërisht për këtë treg, përcjell Telegrafi.

Primera debutoi në Motor Show në Paris në tetor 1990, pas shfaqjes së konceptit Primera X në Frankfurt një vit më parë.


Në vitet 1990, sedanët e mesëm si Primera ishin të popullarizuar, por sot, me rritjen e interesit për SUV dhe crossover, ky segment është në rënie.

Edhe pse Primera nuk arriti nivelin e popullaritetit të Passat apo Vectra, mbetet një emër i njohur në tregun evropian.

Këtë vit, modeli feston 35 vjetorin e debutimit të tij. /Telegrafi/