LAJMI I FUNDIT:

Me maskë fytyre, e syze dielli në kokë – Rita Ora maskohet rrugëve të Sydneyt që të mos vihet re nga askush

Me maskë fytyre, e syze dielli në kokë – Rita Ora maskohet rrugëve të Sydneyt që të mos vihet re nga askush

Ylli i pop-it britanik, Rita Ora, dukej pothuajse e panjohshme këtë javë, teksa doli për një ditë relaksimi në Sydney.

Ish-panelistja e “The Voice Australia” është rikthyer në Australi për të promovuar linjën e saj të re të produkteve për flokë, “Typebea”, së bashku me bashkëthemeluesen, ekspertën australiane të flokëve, Anna Lahey.

Rita, 34 vjeçe, dëshironte të qëndronte larg vëmendjes, duke u fshehur pas një maske fytyre teksa u pa në periferi të Redfern të premten, shkruan DailyMail.


Këngëtarja e hitit “Lonely Together” u vu re duke shkuar në sallonin e bukurisë “The Parlour Room” për një trajtim relaksues.

Rita kishte veshur një bluzë të bardhë të thjeshtë pa mëngë, e cila theksonte krahët e saj elegantë.

Ajo e kombinoi bluzën me një palë pantallona në ngjyrë jeshile të lehtë me prerje të gjerë në fund.

Këngëtarja e kompletoi dukjen e saj me një palë këpucë balerinash të markës “Alaïa” me print leopardi dhe rripa të kryqëzuar.

Këpucët e veçanta do t’i kishin kushtuar këngëtares rreth 1500 dollarë australianë (rreth 868 euro).

Rita nuk kurseu as në aksesorë, duke mbajtur një çantë beli të zezë të markës “Chanel” me zbukurime ari mbi shpatull.

Çanta luksoze ka një çmim të lartë prej 7900 dollarësh australianë (rreth 4500 euro).

Rita e kompletoi pamjen e saj me një palë syze të mëdha të zeza dhe maskën e fytyrës, e cila pothuajse e mbulonte plotësisht.

Ajo gjithashtu i kishte mbledhur flokët e saj kafe në një topuz të shtrënguar dhe kishte vënë disa vathë të artë.

Rita u pa gjithashtu duke ecur me një palë kufje të mëdha të vendosura rreth qafës, ndërsa mbante në dorë një kapele dhe telefonin e saj.

Dalja e saj ndodhi pasi Rita ndau entuziazmin për promovimin e markës së saj të kujdesit për flokët në një postim në Instagram.

“Thjesht dua të them që sot ka qenë e pabesueshme, duke bërë të gjithë promovimin për linjën e re të flokëve me ‘Typebea'”, tha ajo.

“Kjo më ka bërë shumë mirënjohëse dhe, e dini, fakti që mund të bëj atë që dua dhe të krijoj gjëra për të cilat jam e pasionuar”, shtoi ajo.

“Jam me të vërtetë me fat… jashtë po bie shi dhe jam bërë emocionale, por vërtet”.

Marka e Ritës thuhet se ndihmon në riparimin e dëmeve nga përdorimi i tepërt i nxehtësisë dhe stilimit, probleme që ajo vetë i ka përjetuar gjatë viteve si yll i muzikës pop.

Ajo ka folur hapur për humbjen e flokëve gjatë të njëzetave, pasi i kishte “djegur” nga përdorimi i tepërt i produkteve.

“Unë në fakt nuk kisha flokë në të njëzetat e mia sepse i dogja krejtësisht nga ngjyrosja dhe gjëra të tjera”, i tha ajo The Daily Telegraph.

“Ishte diçka e madhe për mua, sepse gjithmonë përkushtohesha ndaj një dukjeje të re – flokë të shkurtër, flokë të purpurt, flokë blu, çfarëdo”.

“Në çfarëdo epoke të isha, e përqafoja atë – dhe nuk më interesonte për flokët e mi derisa i humba krejtësisht”.

Rita është e njohur për audiencën australiane për rolin e saj si paneliste në “The Voice” nga viti 2021 deri në vitin 2023.

Bukuroshja bionde ka qenë pjesë e panelit edhe në versionin britanik të spektaklit që nga episodi i parë në vitin 2020, përpara se të zëvendësohej nga Maya Jama këtë vit.

Gjithashtu, viti 2023 shënoi debutimin e saj në versionin amerikan të spektaklit, ku zëvendësoi Nicole Scherzinger, e cila u largua për të luajtur në shfaqjen e njohur “Sunset Boulevard” në West End.

Ajo gjithashtu u martua me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi, në një ceremoni private në vitin 2022.

Ndërsa çifti jeton mes Londrës, Los Angelesit dhe Zelandës së Re, ata kanë kaluar më shumë kohë në Australi, pasi të dy janë të angazhuar në projekte kreative.

Në muajt e fundit, këngëtarja shqiptaro-britanike ka qenë e zënë me xhirimet e filmit të zhanrit fantastiko-shkencor “Voltron” dhe promovimin e linjës së saj të produkteve për flokë “Typebea” me bashkëthemeluesen, ekspertën australiane të flokëve, Anna Lahey. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Konflikt mes Gjestit dhe Olës në BBVA - ajo qëndron e lidhur me kabllo ndërsa ai e tërheq deri në dhimbje

Konflikt mes Gjestit dhe Olës në BBVA - ajo qëndron e lidhur me kabllo ndërsa ai e tërheq deri në dhimbje

Magazina
Adriana Matoshi reagon me një falënderim për të gjithë ata që e rizgjodhën si deputete: Nuk është vetëm një arritje e imja, por e gjithë atyre që deshën ndryshimin

Adriana Matoshi reagon me një falënderim për të gjithë ata që e rizgjodhën si deputete: Nuk është vetëm një arritje e imja, por e gjithë atyre që deshën ndryshimin

Magazina
Spektakli i së shtunës nis me opinionistët që futen në shtëpi, Neda dhe Arbri sfidojnë banorët në lojën e mos-reagimit

Spektakli i së shtunës nis me opinionistët që futen në shtëpi, Neda dhe Arbri sfidojnë banorët në lojën e mos-reagimit

Magazina
Arta Bajrami me kritika për shtetin: Nuk na përkrahë, nuk jep asnjë ndihmë për neve që krejt jetën ia kemi dedikuar muzikës

Arta Bajrami me kritika për shtetin: Nuk na përkrahë, nuk jep asnjë ndihmë për neve që krejt jetën ia kemi dedikuar muzikës

Magazina
U tha se është në pritje të fëmijës së parë me Mozzikun, reagon Lotina Haziri

U tha se është në pritje të fëmijës së parë me Mozzikun, reagon Lotina Haziri

Magazina
Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Magazina
Kalo në kategori