Pas pesë orësh diskutime, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka përmbyllur takimin e saj të hënën, i cili u thirr për të analizuar pozicionin e partisë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Gjatë takimit, LDK – e cila doli e treta në zgjedhje – shqyrtoi rezultatin zgjedhor, performancën e saj në degët brenda Kosovës dhe në diasporë, si dhe qëndrimin e saj politik pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia nuk ka zhvilluar asnjë takim me ndonjë subjekt tjetër politik në Kosovë lidhur me koalicionet paszgjedhore.
“LDK e ka të qartë pozicionin politik karshi LVV-së. Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje”, theksoi ai.
Ai shtoi se LDK nuk do të pranojë të jetë pjesë e ndonjë qeveria pa postin e kryeministrit.
“LDK nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër. Pa u caktuar edhe pozita e presidentit të ardhshëm, LDK nuk beson se do të ketë stabilitet. Nuk do të bëjmë gabimet e së kaluarës që më pas të pësojmë elektoralisht”, tha Abdixhiku.
Sa i përket formimit të institucioneve, ai theksoi se i takon partisë fituese të zgjedhjeve që të nisë procedurat për caktimin e mandatarit dhe kryetarit të Kuvendit.
“Presim veprimet e partisë së parë. Pas këtyre veprimeve, do ta keni edhe pozicionin e LDK-së”, shtoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare