LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Real Madridi nuk ishte në formën e tyre më të mirë ndaj Rayo Vallecanos të dielën, por disi ata ia dolën që të sigurojnë fitore me rezultat 2-1 në ‘Santiago Bernabeu’.

Është një rezultat që do të thotë se kampioni në fuqi i La Ligas ngjitet në pozitën e dytë në tabelë, duke tejkaluar Atletico Madridin pasi u mposhtën më herët gjatë ditës nga Getafe.

Sipas Diario AS, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti reflektoi për fitoren ndaj Vallecanos, e cila ai beson se ishte shumë më e rëndësishme se sa mund të mendojnë të tjerët.


“Ndjenja është e mirë, sepse objektivi ishte për të fituar. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, ne mund të ishim në epërsi 3-0, por ishte 2-1. Aty pjesa e dytë u komplikua”.

“Ani pse patëm shumë raste, por kur jeni 2-1 në minutën e 75-të, çfarë duhet të bëni është të shmangni problemet dhe të mbroheni mirë”.

“E kuptoj se tifozët nuk e pëlqyen atë, por ne duhet ta kemi në mendje se shumë skuadra që luajtën në Ligën e Kampionëve kanë vuajtur”.

“Inter, Liverpool, Leverkusen, Bayern. Është shumë e vështirë të përgatitesh për këto ndeshje, ndaj skuadrave që po bëjnë mirë dhe me këtë intensitet siç bëri Rayo”, ka thënë Ancelotti.

Vjen reagimi nga Real Madridi pas vdekjes tragjike të mjekut të Barcelonës
Lexo po ashtu Vjen reagimi nga Real Madridi pas vdekjes tragjike të mjekut të Barcelonës

Tekniku italian u pyet gjithashtu edhe për Kylian Mbappe, i cili la pas krahëve paraqitjen e dobët ndaj Atletico Madridit për të shënuar ndaj Rayos.

“Goli është diçka e rëndësishme. Deri në minutën e 70-të, që të dy ai dhe Vinicius bën shumë mirë, duke krijuar shumë raste, por kur është koha për t’u mbrojtur, unë i largoj sulmuesit”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori