LAJMI I FUNDIT:

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar ka reaguar pas konferencës së sotme të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Ky subjekt në deklaratën e tyre pretendojnë se të gjitha ato që u than nga Kurti janë gënjeshtra.

“Sot, Albin Kurti, me të preferuarin dhe të mbrojturin e tij, ish-serbin, Nenad Rashiq, në një konferencë për shtyp, tha gënjeshtra brutale dhe konfirmoi atë që të gjithë e dimë shumë mirë, se miku i tij Nenad Rashiq është drejtpërdrejt nën kontrollin e tij, se ai mandatin e dedikuar serbëve e ka marrë me votat e shqiptarëve, dhe se atë mandat ia ka dorëzuar Kurtit, dhe se është i dëshpëruar që nuk funksionoi plani për t’i përndjekur të gjithë serbët. Rashiqi sot u strehua nën krahun e Albin Kurtit, me të cilin kurdiste plane për të pushtuar institucionet serbe dhe i tregoi mbarë botës se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë përfaqësues i popullit serb,” thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lista Serbe.

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës
Lexo po ashtu Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës


Tutje në komunikatën e tyre Lista Serbe ka akuzuar edhe organizatat ndërkombëtare lidhur me zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Duhet të dihet se këto zgjedhje treguan forcën e unitetit dhe harmonisë serbe, por gjithashtu dhe hipokrizinë e disa organizatave ndërkombëtare, si fondacioni gjerman GIZ, i cili ndërhyri në procesin zgjedhor dhe disa ditë para zgjedhjeve dha mbështetje për Rashiqin përmes nënshkrimit të disa kontratave, të cilat Rashiqi bekoi”, thuhet në reagimin e tyre.

Lista Serbe thotë se ndihet krenare që ka marrë mbështetjen më të madhe nga populli serb dhe që, me gjithë presionet, shantazhet dhe kërcënimet, ka arritur të rezistojë me ndihmën e harmonisë dhe unitetit të popullit, duke treguar edhe një herë se nuk ka dorëzim.

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq
Lexo po ashtu Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

“Lista Serbe është krenare që mori mbështetje maksimale nga populli serb, dhe se pavarësisht të gjitha presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve, arriti të qëndrojë me forcën e harmonisë dhe unitetit të popullit tonë, duke treguar edhe njëherë se “nuk ka dorëzim!” Po ashtu, jemi po aq krenarë që qëndrojmë nën flamurin e Serbisë dhe që kemi mbështetje nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, sepse falë kësaj mbështetjeje, serbët mbijetojnë në këto hapësira. Në anën tjetër, Rashiq qëndron krah Kurtit, i cili dëshiron të ndalojë çdo gjë serbe. Pas kësaj konference, është e qartë për të gjithë se ata që sulmojnë Vuçiqin dhe kërkojnë dorëheqjen e tij janë krah të shtrirë dhe ndjekës të Albin Kurtit, që duan të shkatërrojnë serbët në Kosovë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori