LAJMI I FUNDIT:

Pas bisedës Vuçiq-Putin, Brukseli i kërkon Serbisë të harmonizojë politikën me BE-në

Pas bisedës Vuçiq-Putin, Brukseli i kërkon Serbisë të harmonizojë politikën me BE-në

Bashkimi Evropian llogarit në Serbinë si një partnere evropiane të besueshme, e cila ndan të njëjtat parime dhe vlera, thanë institucionet evropiane pas njoftimit se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Serbia është një vend kandidat dhe po negocion për anëtarësimin në BE. Kjo nënkupton që vendi duhet të përshtatet me acquis communautaire të BE-së, duke përfshirë edhe harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe masat kufizuese kundër Rusisë,” thuhet në njoftimin për media të BE-së.

Pas bisedës telefonike me Putinin, Vuçiq deklaroi më 7 mars se Moska mbështet institucionet e zgjedhura në Serbi dhe entitetin e Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, shkruan rel.


Presidenti serb tha se me homologun rus ka biseduar për situatën në Serbi dhe në rajon, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje të re për furnizime me gaz me Rusinë dhe për sanksionet amerikane ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS).

Vuçiq konfirmon bisedën me Putinin, thotë se më 9 maj do ta vizitojë Moskën
Lexo po ashtu Vuçiq konfirmon bisedën me Putinin, thotë se më 9 maj do ta vizitojë Moskën

Udhëheqësi serb po ashtu tha se është konfirmuar takimi i tij me Putinin në Moskë më 9 maj.

Përmes një video-adresimi, të publikuar në Instagram, Vuçiq tha se me presidentin rus bisedoi edhe për “përpjekjen për një revolucion shumëngjyrësh në Serbi”.

Kështu iu referohen autoritetet serbe protestave që po mbahen tash e disa muaj në Serbi, të cilat po organizohen për të kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 persona pas shembjes së një strehe betoni në një stacion hekurudhor në Novi Sad.

Serbia deri më tani i ka rezistuar thirrjeve të Perëndimit që të vendosë sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Negociatat e saj për pranim në BE janë ndërprerë për shkak të raporteve që ka me Rusinë dhe mosvendosjes së sanksioneve në përputhje me masat e ndërmarra nga BE-ja ndaj Moskës për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Deri më tani, BE-ja ka vendosur 16 paketa sanksionesh ndaj Rusisë.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori