LAJMI I FUNDIT:

Bota u mbyll, ata jo – si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo – si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Shumica e botës u gjend e mbyllur në shtëpitë e tyre në muajin mars të vitit 2020, ndërsa COVID-19 përhapej me një ritëm të frikshëm. Disa vende nuk vendosën asnjë kufizim bllokues – a ishte vendimi i tyre i duhuri?

Në mars të vitit 2020, miliarda njerëz vështronin nga dritaret e tyre një botë që nuk e njihnin më. Të kufizuar papritur brenda katër mureve dhe para ekraneve të kompjuterëve, jeta e tyre ndryshoi në mënyrë drastike, shkruan bbc.

Në mbarë botën, liderët kombëtarë dolën në televizion dhe u kërkuan njerëzve të qëndronin në shtëpi – të dilnin vetëm për të blerë gjëra të domosdoshme ose për ndonjë ushtrim të përditshëm, ndoshta. Ishte një përpjekje e fundit për të frenuar përhapjen e një virusi të tmerrshëm që kishte marrë tashmë mijëra jetë në mbarë botën.


Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Lexo po ashtu Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Në Londër, punonjësi i teatrit Tony Beckingham dhe partneri vendosën të përdornin kohën e ushtrimit për të bërë një xhiro me biçikletë në qendër të qytetit.

“Menduam se do të ishte argëtuese të shihnim qytetin bosh”, thotë ai dhe shtoi se “nuk ishte. Vendet që njihnin mirë, si Piccadilly Circus dhe Leicester Square, zakonisht të mbushur me njerëz, ishin shqetësuese të heshtura. Ishte menjëherë tronditëse”.

Kjo zhdukje e njerëzve nga rrugët e qyteteve, vendet e argëtimit dhe bizneset fillimisht filloi në Kinë, ku u shfaq COVID-19. Urdhrat e karantinës u kopjuan shpejt në vende të tjera pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli pandeminë më 11 mars 2020. Në asnjë moment tjetër në historinë njerëzore njerëzit nuk ishin përballur me kufizime të tilla në një shkallë kaq të gjerë.

Por, disa vende vepruan ndryshe. Suedia, Tajvani, Uruguai, Islanda dhe disa të tjera nuk vendosën kurrë një izolim me kufizime të rrepta mbi lëvizjen e njerëzve, si urdhrat detyrues për të qëndruar në shtëpi të zbatuar në pjesë të mëdha të popullsisë. Në vend të kësaj, ato vende zgjodhën masa të tjera, si kufizimet mbi grumbullimet e mëdha, testimet masive, karantinimin e të infektuarve ose kufizimet e udhëtimeve.

Pesë vite më vonë, studimet shkencore dhe të dhënat janë grumbulluar, duke ofruar një vlerësim të detajuar dhe afatgjatë për të kuptuar nëse këto vende kishin të drejtë kur refuzuan këtë masë drastike të ndërhyrjes shëndetësore publike.

Qyteti suedez Goteborg është një parajsë për adhuruesit e qenve, thotë administratori i burimeve njerëzore dhe blogerja Anna Mc Manus. “Kemi një qytet shumë miqësor për qentë këtu”, thotë ajo dhe shtoi se “kemi edhe një kinema që është miqësore për qentë”. Ndërkohë që shumë vende në mbarë botën, përfshirë fqinjët e Suedisë, Norvegjinë, Finlandën dhe Danimarkën, vendosën bllokime të nivelit kombëtar në mars 2020, Mc Manus e dinte që qeveria e saj kishte vendosur të shkonte kundër këtij trendi.

Zuckerberg: Biden na bënte presion që të mos publikojmë lajme rreth efekteve anësore të vaksinave kundër COVID-19
Lexo po ashtu Zuckerberg: Biden na bënte presion që të mos publikojmë lajme rreth efekteve anësore të vaksinave kundër COVID-19

Ajo dëgjoi si pronarët e qenve në disa shtete nuk mund të nxirrnin as kafshët e tyre për shëtitje për shkak të rregullave të bllokimit. Afrika e Jugut ishte një nga këto shtetet. Kjo i duket Mc Manus një gjë e tmerrshme. Në atë kohë, ajo shkroi një mesazh në blogun e saj ku tha se “jam e bindur që qeveria ime po vepron në një mënyrë të sigurt dhe të drejtë”. Megjithatë, ajo shprehu gjithashtu shqetësimin se shokët e saj suedezë nuk po e ndiqnin gjithmonë udhëzimin zyrtar të shëndetit publik për distancimin social, siç ishte kufizimi i numrit të njerëzve që mund të mblidheshin në një grup.

Mc Manus kujton që bënte shëtitje të shpeshta në vendet me pamje të bukura, por gjithashtu se ajo dhe kolegët e saj mbanin vazhdimisht maska për të ndihmuar në parandalimin e transmetimit të COVID-19 në spitalin veterinar ku ajo punonte në vitin 2020. Përveç kësaj, ajo dhe partneri i saj shmangën restorantet dhe takimet me shumë njerëz të tjerë. Edhe tani, Mc Manus thotë se nuk është e sigurt se çfarë të mendojë për strategjinë zyrtare të Suedisë.

“Do të doja ta mbështes në fakte – si sa njerëz vdiqën. A mund të kishim shpëtuar shumë më shumë njerëz nëse do të kishim një bllokim?”, thotë ajo.

Shkencëtarët kanë provuar të përgjigjen në këtë pyetje. Ingeborg Forthun nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik dhe kërkues të tjerë nga vende të ndryshme, përfshirë Suedinë, publikuan një studim në maj 2024 që krahasoi vdekjet shtesë në Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë gjatë viteve të para të pandemisë.

Ndërsa suedezët shmangën kontrollet e rrepta të imponuara nga qeveria, tre vendet e tjera vendosën bllokime të rrepta në fazat e para të pandemisë. Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka mbyllën shkollat dhe shumicën e aspekteve të tjera të jetës publike, duke kërkuar gjithashtu që njerëzit të punonin nga shtëpia, por ata nuk i mbyllën njerëzit në shtëpitë e tyre në të njëjtën mënyrë siç e bënë disa vende të tjera si Britania e Madhe.

Ndoshta pa u habitur, hulumtuesit gjetën një rritje të dukshme të vdekjeve shtesë në Suedi gjatë valëve fillestare të pandemisë në pranverën dhe dimrin e vitit 2020, kur COVID-19 mund të përhapej më lirshëm se në vendet fqinje. Por, ndërsa vdekshmëria shtesë ra në tre vendet e tjera në vitin 2020, ajo u rrit krahasuar me Suedinë në vitet 2021 dhe 2022.

“Katër vendet kanë një numër të ngjashëm vdekjesh shtesë kur merrni parasysh faktin që madhësitë e popullsisë ndryshojnë”, thotë Forthun. Ajo që ndikoi në bllokimet, pjesërisht, ishte koha kur shpërthimet numrat e vdekjeve. Për sa i përket qasjes së Norvegjisë, Forthun shton se “ndoshta kemi mbajtur disa persona të moshuar dhe të cenueshëm gjallë për një periudhë më të gjatë”. Ndërsa autoritetet në Suedi u kritikuan në vitin 2020 për numrat e lartë të vdekjeve në shtëpitë e kujdesit.

Zbulohet shkaku i COVID-it të gjatë - mund të parandalohet dhe trajtohet
Lexo po ashtu Zbulohet shkaku i COVID-it të gjatë - mund të parandalohet dhe trajtohet

Disa ekonomistë kanë kombinuar të dhëna të ngjashme me krahasime të treguesve të performancës ekonomike mes katër vendeve nordike për të argumentuar se, në përgjithësi, qasja e Suedisë ishte e justifikuar për shkak të kostove të ulëta ekonomike. Por, këto argumente janë të kontestueshme dhe mungesa e një bllokimi në Suedi mbetet një fushë për debat të ashpër mes disa individëve.

Një studim tjetër nga një grup ekonomistësh gjermanë – të cilët modeluan se si një bllokim mund të kishte ndikuar në rezultatet e pandemisë në Suedi – sugjeron se kufizimet vullnetare të mëdha të vendosura nga njerëzit në këtë vend duket se kishin riprodhuar disa nga efektet e një bllokimi, megjithatë.

Një epidemiologe suedeze, Nele Brusselaers, nga Instituti Karolinska, ka kritikuar strategjinë e Suedisë për COVID-19. Ajo u transferua në Belgjikë gjatë pandemisë.

“Jam mjeke, prandaj natyrisht më interesojnë jetët. Ne duam të shpëtojmë çdo jetë”, thotë ajo. Epidemiologia thotë se shumë nga suedezët e tjerë janë “ende duke e mohuar” COVID-19, megjithëse disa kanë filluar të dyshojnë për mungesën e bllokimit në vitet e fundit.

Brusselaers, e cila jetoi në Suedi në vitin 2020, vëren se mesazhet për COVID-19 në rrjetet sociale rezultuan në reagime të forta nga disa që nuk pajtoheshin me qëndrimin për bllokimin si një strategji të duhur. “Më urrejnë kaq shumë. Kjo nuk është diçka që isha mësuar”, thotë ajo.

Edhe sot, disa njerëz e kanë të vështirë të kalojnë përtej armiqësisë që hasën për sa i përket temës së bllokimeve. Një kërkues universiteti, i intervistuar nga BBC-ja për këtë artikull, tha se ishte traumatizuar aq shumë nga abuzimet që mori online në vitin 2020, saqë nuk kishte ndërmend të komentonte më për masat e kontrollit të COVID-19, ose për bllokimet, publikisht.

Për më tepër, disa njerëz që jetuan në vende pa bllokime, dhe që nuk ishin dakord me qasjen e qeverisë së tyre, ende po përballen me pasojat e kësaj përvoje. Tanzania kurrë nuk pati bllokime për COVID-19. Ish-presidenti i vendit, John Magufuli, i cili e hodhi poshtë bllokimin dhe ndërhyrjet e tjera të shëndetit publik, vdiq në vitin 2021. Qasja e Magufulit ndaj pandemisë ishte “jo-shkencore”, thotë lektori i historisë Fadhili Mtani në Universitetin Mysliman të Morogoros në Tanzani. “Ai promovoi barërat tradicionale dhe më pas refuzoi vaksinat”, shtoi ai.

Por, Mtani kujton se vizitoi spitale ku anëtarë të familjes kishin vdekur nga një sëmundje. “Pashë njerëz që po mbyteshin në spitale”, thotë ai dhe shtoi se “spitali tha se nuk duhej të thoshim që ishte COVID-19”. Shifrat zyrtare sugjerojnë se rreth 840 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Tanzani që nga fillimi i pandemisë. Megjithatë, Mtani thotë se qeveria nuk ka bërë të disponueshme statistika të sakta. Një bashkëpunim ndërkombëtar që synon të vlerësojë vdekjet shtesë globale gjatë dy viteve të para të pandemisë ka vlerësuar se numri total i vdekjeve në Tanzani është diku mes 102-188 mijë.

Mtani argumenton se Tanzania duhej të kishte zbatuar një bllokim, megjithatë pa vendosur kufizime të tepërta mbi lëvizjen e punëtorëve. “Shumica e njerëzve janë të varfër. Të mohosh lëvizjen për ta është të mohosh ekzistencën e tyre”, shpjegon Mtani.

“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri
Lexo po ashtu “Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

Shumë shkencëtarë theksojnë se bllokimet ishin thelbësore për shpëtimin e jetëve në pjesën e hershme të pandemisë, para se vaksinat të ishin të disponueshme, dhe gjithashtu për kufizimin e presionit mbi shërbimet shëndetësore. Deri në mars 2020, ky presion ishte tashmë shumë i madh në Britaninë e Madhe, thotë Adam Kucharski, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

“NHS ishte mbingarkuar”, shpjegon Kucharski, duke iu referuar dëshmive emocionale të mjekëve që kanë folur për hetimin publik të Britanisë mbi përgjigjen e qeverisë ndaj COVID-19. “Është qesharake të sugjerohet se [NHS] nuk ishte nën presion efektivisht shkatërrues deri në atë moment”, shton Kucharski.

Ky i fundit gjithashtu thotë se, për shkak të lidhjeve globale të Britanisë dhe numrit të madh të të rinjve që jetojnë së bashku ose me prindërit e tyre krahasuar me Suedinë, për shembull, mund të kishte qenë shumë më e vështirë për Britaninë të kontrollonte përhapjen e COVID-19 pa vendosur një bllokim.

Ai gjithashtu përmend një studim të vitit 2021 që u mundua të vlerësojë efektin e ndërhyrjeve të qeverisë në përhapjen e COVID-19, duke përdorur të dhëna nga 41 vende. Ai tregon se disa aspekte të bllokimeve kombëtare mund të kenë pasur më shumë ndikim se të tjerat. Hulumtuesit gjetën, për shembull, se ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 njerëz ose mbyllja e shkollave dhe universiteteve ishte veçanërisht efektive, duke e reduktuar përhapjen me më shumë se 35 për qind mesatarisht. Mbyllja e restoranteve dhe bareve duket se kishte një ndikim më të vogël në përhapjen e sëmundjes.

Për më tepër, hulumtuesit sugjerojnë se shtimi i një urdhri të rreptë për të qëndruar në shtëpi mbi këto masa “kishte një efekt të vogël shtesë” në ngadalësimin e COVID-19 – i vlerësuar nën 17.5 për qind mesatarisht.

Vendet që zgjedhën të mos vendosin bllokime të rrepta gjithashtu mund të kenë pasur më shumë kohë për t’u përgatitur për ardhjen e COVID-19, ose arsye sociale dhe strukturore që e bënin më të vështirë për virusin Sars-CoV-2 të përhapej shpejt atje krahasuar me vendet e tjera. Edhe atëherë, ka krahasime të befasishme për t’u bërë. Merrni Islandën dhe Zelandën e Re, për shembull. Të dyja janë shtete ishuj me popullsi relativisht të vogël dhe të pasura, por ndërsa Zelandë e Re vendosi një bllokim të rreptë më 25 mars 2020, Islanda kurrë nuk e bëri këtë.

“[Islandës] i kishte një strategji më shumë për lehtësimin”, thotë Leah Grout, analiste e të dhënave kërkimore e specializuar në shëndetin publik në Universitetin e Shkencave të Shëndetit të Kalifornisë Jugore. Grout ishte autore kryesore e një punimi kërkimor për strategjitë dhe rezultatet e ndryshme të COVID-19 të këtyre dy vendeve. Islanda nisi një program testimi dhe gjurmimi, ku infeksionet dhe kontaktet midis njerëzve u monitoruan që individët – në vend të popullsisë së tërë – të kërkoheshin të respektonin karantinën për një kohë. Ky masë u përdor gjithashtu në shumë vende që vendosën bllokime, kur këto bllokime u hoqën. Islanda kishte disa kufizime për grumbullimet sociale dhe mbylli kufijtë për disa udhëtarë përkohësisht.

“Zelanda e Re pati një nga normat më të ulëta të vdekjeve në nivel global me qasjen e saj”, thotë Grout dhe shtoi se “Islanda gjithashtu ia doli mjaft mirë.” Për më tepër, ndikimet ekonomike në të dyja vendet ishin të kufizuara, pohoi ajo. Hulumtues të tjerë kanë bërë gjetje të ngjashme për Zelandën e Re dhe Islandën.

Coronavirusi shkurtoi jetëgjatësinë në botë
Lexo po ashtu Coronavirusi shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Shumë u shkrua në vitin 2020 për përpjekjet e vendeve të ndryshme për të luftuar pandeminë e COVID-19. Por, me kalimin e kohës, kjo duket shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim të vërtetë. Uruguai u lavdërua në atë kohë për arritjen e dukshme për të mbajtur COVID-19 nën kontroll, megjithëse nuk vendosi asnjëherë një bllokim të rreptë. Qeveria e vendit e zbatoi disa forma distancimi social, përfshirë mbylljen e disa palestrave, dhe kufijtë e Uruguait gjithashtu u mbyllën për disa udhëtarë, për shembull. Por, portet mbetën të hapura dhe nuk kishte një urdhër për të qëndruar në shtëpi që prekte të gjithë popullatën. Një studim i botuar në vitin 2024 gjeti se, ndërsa vdekjet shtesë ishin të ulëta në Uruguai gjatë vitit 2020, ato në të vërtetë u rritën ndjeshëm në vitet 2021 dhe 2022. Vdekjet shtesë në vitin 2021, për shembull, ishin gati 19 për qind më të larta se shifra e pritur, bazuar në trendet historike. Autorët e studimit e lidhin këtë kryesisht me përhapjen e COVID-19, por shtojnë se ndikimet nga pandemia në aftësinë për të ofruar shërbime shëndetësore në mënyra të tjera gjithashtu mund të kenë luajtur një rol.

Po ashtu, Japonia arriti të mbante vdekshmërinë nga COVID-19 në një nivel relativisht të ulët në pjesën e hershme të pandemisë. Gjatë verës së vitit 2022, vdekjet nga coronavirus kishin arritur në 36200. Sot, ato janë 130 mijë.

Atëherë, çfarë ndodhi gjatë kësaj periudhe? Varianti Omicron. Forma të reja të virusit të hershëm Sars-CoV-2 që u përhapën në mbarë botën në vitet 2022 dhe 2023.

Disa kërkues argumentojnë se qasja e Japonisë doli të ishte e duhura në përgjithësi. “Edhe pa bllokim, kurba e epidemisë ka qenë kryesisht e suksesshme”, argumenton Hiroshi Nishiura, profesor në shkollën e pasdiplomike të mjekësisë në Universitetin e Kiotos.

Megjithatë, ashtu si në vendet e tjera ku bllokimet ligjërisht të detyrueshme nuk u vendosën, ka prova që njerëzit në Japonia ndryshuan sjelljen e tyre në mënyrë të ndjeshme. Një studim i lëvizjeve të njerëzve bazuar në të dhënat e telefonave celularë sugjeron se, kur qeveria japoneze shpalli një gjendje emergjence kombëtare në prill 2020, njerëzit në Tokio reduktuan daljet nga shtëpia afërsisht aq sa njerëzit në SHBA, të cilët, përkundrazi, u ndeshën me bllokime ligjërisht të detyrueshme.

Pavarësisht kësaj, Yasuharu Tokuda, epidemiolog klinik dhe drejtor i Qendrës Muribushi Okinawa për Spitalet Mësimore në Okinawa, Japoni, argumenton se një qasje më e ashpër mund të kishte qenë e dobishme. “Disa pacientë nuk mund të pranoheshin në spital për shkak të mungesës së shtretërve të disponueshëm”, thotë ai. “Nëse kemi një pandemisë virale të fortë, atëherë duhet të kemi një bllokim më të rreptë në Japoni.” Hulumtimet sugjerojnë se mund të ketë një kundërshtim ndaj një ideje të tillë mes anëtarëve të publikut në Japoni, megjithatë.

Është e rëndësishme të reflektojmë mbi sa drastike është masa e bllokimit. Kucharski, për shembull, e quan atë një “mjet të shurdhër”.

Burri nga Holanda vuajti nga COVID-19 për 613 ditë, në mostrat e gjakut u gjetën mbi 50 mutacione të virusit
Lexo po ashtu Burri nga Holanda vuajti nga COVID-19 për 613 ditë, në mostrat e gjakut u gjetën mbi 50 mutacione të virusit

“Ne kurrë nuk duhej të arrinim deri në atë pikë ku ishim kaq në vështirësi, me kaq pak dukshmëri se çfarë po bënte pandemia”, thotë ai. Kjo ndodhi për shkak të mungesës së sigurisë mbi atë se çfarë do të ndodhte më pas dhe mungesës së ndërhyrjeve të tjera në tryezë, që e detyruan Mbretërinë e Bashkuar të vendoste bllokim, sugjeron ai.

Shumë njerëz ende nuk kanë kaluar përtej pasojave të bllokimit. Në mars të vitit 2020, Bill Allison, një ish-punonjës civil në Skoci, ishte në të 60-at e tij. Ai kishte shumë plane për pensionimin e tij – dëshironte të shihte botën. Atëherë, Allison ishte gjithashtu një dashamirës i bareve, i cili takonte shpesh miqtë për një gotë birrë. Bllokimi e ndali atë në vend. Ai thotë se ndiqte rregullat gjithmonë, por kjo e la të ndihej një ndjenjë të thellë vetmie dhe izolimi.

“Grumbullova të gjitha copat e drurit që kisha dhe vendosa të shoh nëse mund t’i bëja ato në një kitarë elektrike. Do të punoja deri vonë natën. Nuk kishte asgjë tjetër për të bërë, vërtet. Ai gjeti një grup online për ndërtimin e kitareve, përmes të cilit takoi njerëz me interesa të ngjashme. Bëra shumë miq të rinj”, thotë ai.

Por kur bota filloi të hapet ngadalë sërish, Allison u godit nga një ndjenjë e fortë e asaj që kishte humbur dhe që ishte e vështirë të rimerrte.

“Pubi afër meje, nuk është aspak kaq i zënë sa ishte para COVID-it. U bëra mjaft introvert dhe tani e gjej veten se nuk dua të ndërveprojë me njerëz aq shumë sa bëja më parë. Po e diskutoja këtë me disa nga miqtë e mi. […] Të gjithë ndiejmë shumë pakënaqësi”, thotë ai.

Shumë shpejt do të mbushë 72 vjeç, Allison thotë se planet për udhëtimet para pandemisë mbeten të pezulluara. “Po arrij në një moshë ku nuk dua vërtet të bëj një fluturim 9-orësh në anën tjetër të botës më. Është si të më ketë kthyer prapa”, thotë ajo.

Në thelb, Tajvani (dhe më vonë Koreja e Jugut, e cila deri diku pasoi qasjen e Tajvanit) e shmangu bllokimin përmes monitorimit dhe kontrollit të hollësishëm të një popullate të tërë. Megjithatë, edhe në Tajvan, shpërthimet e COVID-19 shkaktuan probleme. Fillimisht, në gjysmën e parë të vitit 2021 dhe më pas përsëri në vitin 2022, rastet u rritën pasi disa masa parandaluese në vend dhe popullata vetë filluan të relaksoheshin. Hulumtuesit vërejnë, megjithatë, se vdekjet nga COVID-19 u bënë më të pakta me kalimin e kohës, pasi autoritetet shëndetësore të Tajvanit shpërndanë vaksina për popullatën.

Ndërsa këto studime rastesh nga vende të ndryshme tregojnë se ishte padyshim e mundur të përballohej pandemia e COVID-19 pa përdorur bllokime kombëtare, rezultatet përfundimtare duket se varen nga karakteristikat e vendeve specifike, popullatave të tyre dhe sistemeve të tyre shëndetësore.

Në fund, shumica dërrmuese e vendeve vendosën bllokime në një moment gjatë vitit 2020 ose 2021 dhe do të ishte e vështirë të sugjerohet që ato janë ndikuar ndjeshëm negativisht për shkak të kësaj ndërhyrjeje, konkretisht.

Zbulohen dy efekte anësore shumë të rralla që i shkakton vaksina kundër coronavirusit
Lexo po ashtu Zbulohen dy efekte anësore shumë të rralla që i shkakton vaksina kundër coronavirusit

Ende, pesë vjet më vonë, ashpërsia e bllokimeve dhe efektet e tyre mbi miliona nëse jo miliarda njerëz janë bërë më të qarta. Madje edhe disa hulumtues që kanë gjetur prova se bllokimet shpëtuan jetë kanë paralajmëruar kundër përdorimit të kësaj mase në mënyrë të nxituar në të ardhmen. Efektet afatgjata mbi fëmijët, arsimin dhe ekonomitë ende po zhvillohen dhe ka të ngjarë që ato të kuptohen plotësisht vetëm pas shumë vitesh.

Çfarëdo që qeveritë të vendosin të bëjnë, të kenë një plan që ata ta komunikojnë përpara çdo pandemie të re do të përmirësojë pranimin dhe përputhshmërinë e publikut me çdo masë të rreptë, thotë Grout.

“Duhet të jetë shumë e qartë”, kjo do të thotë se të gjithë mund të dinë përpara kohe se cilat kushte do të shkaktonin një bllokim.

Në Gothenburg, Mc Manus kujton debatet që ajo pati dikur me bashkëqytetarët suedezë për të kuptuar nëse vendlindja po bënte gjënë e duhur në vitin 2020. Dhe si disa njerëz dukeshin të papërgjegjshëm ose të painteresuar për të respektuar udhëzimet për distancim shoqëror në atë kohë.

“Madje nuk flitet më për këtë. Duke menduar mbrapa, ndjej se, si shoqëri, vallë a mësuam vërtet ndonjë gjë nga kjo?”, thotë ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Botë
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Australia
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Kalo në kategori