LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të ardhura me postë, duke publikuar edhe rezultatet përfundimtare të këtij procesi.

Sipas përditësimit më të fundit nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forcë kryesuese me 51.57% të votave të numëruara, që përkthehet në 31,963 vota.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 30.55% të votave, apo 18,933 vota të siguruara.


Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të marrë 9.48% të votave me postë, duke grumbulluar gjithsej 5,878 vota.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 3.23% të votave, apo 2,000 vota, duke u renditur e fundit ndër forcat kryesore politike në këtë proces.

Me rezultatet aktuale, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike dhe me postë, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

Për të pasur shumicën, duhen së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Si partia e parë, Vetëvendosje i ka aktualisht 48.

Udhëheqësi i saj, kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur.

Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të.

Rezultatet mund t’i shikoni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori