LAJMI I FUNDIT:

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Një konfrontim i zgjatur dhe pjesërisht i dhunshëm ndodhi të hënën midis prindërve të fëmijëve të vrarë dhe rojeve të Knesset, pasi prindërit u ndaluan të hynin në seksionin e vizitorëve të Parlamentit për të vëzhguar një diskutim në lidhje me një komision shtetëror hetimor për masakrën e 7 tetorit.

Prindërit e viktimave janë anëtarë të OJQ-së Këshilli i Tetorit, i cili përfaqëson 1500 familje që kërkojnë që qeveria të formojë menjëherë një komision, transmeton Telegrafi.

Këshilli tha se i dërgoi një letër të dielën kryetarit të Knesset, Amir Ohana, duke kërkuar që të vinte në seksionin e vizitorëve për diskutim, ku do të merrte pjesë kryeministri Benjamin Netanyahu.


Megjithatë, familjet u bllokuan nga rojet e Knesset dhe oficerët e policisë në fund të një shkalle që çon në seksionin e vizitorëve.

Rojet thanë se vetëm një numër i kufizuar mund të hynte. Konfrontimi u zhvillua në një përleshje mes oficerëve dhe prindërve të fëmijëve të vdekur. Të paktën dy u rrëzuan pas goditjeve.

Përleshja përfundimisht u qetësua. Në një akt proteste, familjet u mblodhën në fund të shkallëve dhe thanë kadish, lutjen hebraike të zisë, ndërsa mbanin pankarta me fotot e të dashurve të tyre.

Familjet u lejuan përfundimisht në seksionin e vizitorëve nën masa të rrepta sigurie. Në një moment gjatë fjalimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu, familjarët u ngritën në këmbë dhe i kthyen shpinën kryeministrit, ndërsa mbanin lart fotot e të dashurve të tyre. /Telegrafi/

@aljazeeraenglish Violent clashes erupted at Israel’s parliament when families of Israeli captives in Gaza and survivors of the Oct 7 attack were stopped from watching an address by Prime Minister Benjamin Netanyahu. #news #Netanyahu ♬ original sound – Al Jazeera English

Në trend Botë

Më shumë
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kalo në kategori