LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Teksa verën e kaluar trajneri Hansi Flick e bëri të qartë se është i gatshëm t’i jap Ansu Fatit një tjetër shans tek Barcelona dhe foli mirë për të në parasezon, 22-vjeçari ka mbetur i lënë anash në klub. 

Fati ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe duket një mundësi reale që të largohet, por kjo ka mbetur vetëm çështje kohe. 

Blaugranasit i dhuruan atij një kontratë luksoze duke e bërë njërin ndër lojtarët më të paguar në klub, por që prej atëherë, lëndimet i kanë shkaktuar dëme si në aspektin fizik ashtu edhe mendor. 


Këtë sezon ai është paraqitur për vetëm 186 minuta në tetë ndeshje ku në vetëm një prej tyre ishte titullar. 

Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet
Lexo po ashtu Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet

Pasi e humbi muajin e parë të sezonit shkaku i një lëndimi në këmbë dhe një muaj më shumë me një problem muskulor në nëntor dhe dhjetor, Fati kishte mbetur tërësisht jashtë skuadrës për 11 ndeshje këtë sezon, pavarësisht se nuk kishte lëndime. 

Ky ishte një mesazh i qartë se ai nuk është më në planet e klubit. E përditshmja katalanase Sport ka raportuar se për disa muaj me radhë, as Flick, as Barcelona dhe as Jorge Mendes nuk arritën ta bindin të largohet. 

Sidoqoftë, paga e tij dhe vështirësitë me kufirin e pagave, kanë bërë që Barcelona të jetë e etur që ta sigurojë largimin e tij në verë dhe tashmë ka nisur përpjekjet e para në këtë drejtim. 

Informacioni i tyre është se përmes agjentit Jorge Mendes, Barcelona kontaktuar me Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që të përpiqen të sigurojnë një klub të ri për të në verë. 

Barcelona po ashtu do të ishte e hapur edhe për një huazim, por vetëm në rast se klubi i interesuar do të mbulonte gjysmën e pagës së tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

Bayerni e di se sa kushton Wirtz, por ka një problem

Bundesliga
Kalo në kategori