LAJMI I FUNDIT:

Leao dhe Theo Hernandez pritet të largohen nga Milani në fund të sezonit

Leao dhe Theo Hernandez pritet të largohen nga Milani në fund të sezonit

Një raportim nga Gazzetta dello Sport sugjeron se yjet e Milanit, Rafael Leao dhe Theo Hernandez që të dy pritet të largohen nga klubi në fund të sezonit. 

Madje trajneri Sergio Conceicao po mendon që t’i lë ata në bankën rezervë për takimin e radhës në Serie A ndaj Lecces. 

Atmosfera ka ndryshuar në mënyrë dramatike që prej se kjo dyshe e frikshme ishte e rëndësishme në fitimin e Scudettos tri vite më parë, por dy lojtarët tani po përballen me kritika të ashpra. 


Teksa ylli portugez ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, paraqitjet e tij kanë qenë të çrregullta, duke bërë që shpeshherë trajneri ta zëvendësojë pas pjesës së parë ose ta fusë në pjesën e dytë. 

Në anën tjetër, mbrojtësi francez asnjëherë nuk arriti kulmin e formës pasi u suspendua për dy kartonë të verdhë në një ndeshje vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Feyenoord. 

Sipas GdS, Conceicao po e konsideron që t’i lë në bankë që të dy për takimin ndaj Lecces, duke reflektuar një strategji për ta bërë ekipin më konsistent. 

Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe
Lexo po ashtu Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Ky vendim i mundshëm gjithashtu nënvizon qëllimin e trajnerit për t’i kërkuar përgjegjësi të gjithë lojtarëve dhe për t’i dhënë prioritet formës mbi reputacionin. 

Gazeta shton se Milani nuk do ta rinovojë kontratën e Hernandez e cila skadon në qershor të 2026 dhe do të jetë i hapur ndaj ofertave verën e ardhshme, për ta evituar largimin e tij falas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori