LAJMI I FUNDIT:

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Petr Cech beson se Arsenali mori vendimin e duhur për shitjen e Emiliano Martinez, pavarësisht sukseseve të këtij të fundit me Argjentinën dhe Aston Villën. 

Martinez, i cili një kohë konsiderohej pasardhës i Cech në ‘Emirates’, kaloi vite duke kërkuar mundësi në klubin londinez. 

Pas një serie huazimesh, ai më në fund mori mundësinë e tij duke bërë një hap para në mungesë të Bernd Lenos të lënduar duke dhuruar disa paraqitje fantastike. 


Sidoqoftë, Arsenali vendosi që ta shesë atë dhe kështu shërbimet e tij i siguroi Aston Villa për 20 milionë euro. 

Që prej largimit nga Arsenali, Martinez ka shijuar suksese të mëdha duke u bërë fitues i Kupës së Botës 2022 me Argjentinën dhe duke siguruar dy tituj të Copa America. 

Përkundër të gjitha arritjeve të tij, Cech insiston se Arsenali mori vendimin e duhur, duke nënvizuar se Martinez kishte nevojë për një fillim të ri për të arritur potencialin e tij të plotë. 

Mikel Arteta i bindur se Arsenali ka gjithçka që i duhet për ta fituar Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Mikel Arteta i bindur se Arsenali ka gjithçka që i duhet për ta fituar Ligën e Kampionëve

“Ju mund të shihnit gjithmonë aftësitë e tij, por ai kishte shumë energji tek Arsenali. Nuk ishte deri në momentin kur ai gjeti një mënyrë për ta liruar atë në një drejtim në të cilin ai vërtetë u zhvillua dhe kaloi në një nivel tjetër”, ka thënë Cech. 

Ani pse u largua nga ‘Topçinjtë’, Martinez asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë e tij për klubin, megjithatë, argjentinasi kishte shprehur nervozizmin për mungesën e besimit që kishin tek ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori