LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria “Vendi i Nderit” në ITB Berlin, Rama: Në bisedime për fluturime të drejtpërdrejta me SHBA

Shqipëria “Vendi i Nderit” në ITB Berlin, Rama: Në bisedime për fluturime të drejtpërdrejta me SHBA

Në Berlin u mbajt sot konferenca në prag të hapjes së Panairit më të madh ndërkombëtar të botës së turizmit, ITB Berlin 2025, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e çeljes në një konferencë për mediet u pyet në lidhje me shërbimin ajror në Shqipëri.

“Ju thatë se Aviacioni është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, cilat janë planet e qeverisë për të stimuluar kompanitë ajrore për të ardhur në Shqipëri?”, e pyetën kreun e qeverisë në ITB Berlin.

Rama u përgjigj se së shumë shpejt do të çelet aeroporti i Vlorës, një aeroport të ri i cili do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut.


“Kështu që besojmë fort se ka hapësirë për më shumë, sepse aeroporti i kryeqytetit është ai që ka rritjen më të shpejtë në Europë, por është i mbipopulluar tanimë. Imagjinoni: 11 milionë udhëtarë në një vend me 2.5 milionë banorë. Është një shifër e jashtëzakonshme. Aeroporti i ri që do të hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit Jon dhe pjesës së jugut të vendit, po kështu edhe ku janë për t’u zhvilluar resortet më luksoze me 5 yje”, tha Rama.

Rama bëri të ditur po ashtu se po planifikohet të hapet edhe aeroporti i Sarandës.

“Kemi një tjetër aeroport në veri dhe po planifikojmë një të katërt në skajin më jugor, praktikisht përballë Korfuzit, sepse ka shumë mbingopje të aeroportit të Korfuzit dhe kemi kuptuar se ka një nevojë dhe kërkesë të madhe për të pasur një aeroport të vogël sezonal në skajin jugor”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se jemi në bisedime me aviacionin federal të SHBA-së për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë me Amerikën.

“Nga ana tjetër kemi mjaft kompani ajrore që kanë ardhur dhe që do të vijnë, jemi në bisedime me aviacionin federal të SHBA-së për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë. Së shpejti do të kemi Qatar Airways, po kështu kemi dhe fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite, kështu që pak a shumë kur të doni të vini në Shqipëri ka shumë mënyra”, tha Rama.

Rama nënvizoi po ashtu se çmimet në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës janë shumë të lira.

“Kemi një aeroport mjaft të lirë. Vite më parë ka qenë shumë i shtrenjtë, por tani është një aeroport i lirë. Është shumë i lehtë për t’u përdorur. Shumë njerëz nga rajoni vijnë në Tiranë për të fluturuar nga Tirana, është i vetmi aeroport në rajon i çelur 24/7 ditë të javës. Kemi vendosur po kështu atje një prej sistemeve më moderne të kontrollit të pasaportave, që bën të mundur të mos rrish në radhë, është tërësisht digjital. Ka qenë ndër aeroportet e para në Evropë që kishte këtë sistem kontrolli pasaporte. Është sistem pa praninë e njeriut, ti thjeshtë vendos pasaportën. Kemi po kështu edhe linjën tonë ajrore, që është ende e vogël, por kemi ambicie të mëdha”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori