LAJMI I FUNDIT:

“Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa”, Trump u drejtohet amerikanëve

“Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa”, Trump u drejtohet amerikanëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili nuk ishte i pranishëm në samitin evropian të kësaj fundjave, ka përdorur platformën e tij Truth Social për të paralajmëruar se duhet shpenzuar më pak kohë “duke u shqetësuar për Putinin”.

“Ne duhet të shpenzojmë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin dhe më shumë kohë duke u shqetësuar për bandat e dhunës së migrantëve, bosët e drogës, vrasësit dhe njerëzit nga institucionet psikiatrike që hyjnë në vendin tonë – në mënyrë që të mos përfundojmë si Evropa”, shkroi Trump.

Ndryshe, komentet e Trumpit vijnë pas një periudhe tensioni me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, përcjell Telegrafi.


Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor
Lexo po ashtu Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Të premten, të dy udhëheqësit kishin një takim të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, ku u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe luftën kundër Rusisë.

Takimi në Zyrën Ovale u shoqërua me akuza dhe kritika nga Trump ndaj Zelenskyt, duke e akuzuar për mungesë mirënjohjeje për ndihmën e SHBA-së dhe duke vënë në dyshim vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Ndërsa Zelensky ka deklaruar se marrëdhëniet me SHBA-në mund t’i shpëtojë, por Rusisë nuk do t’i lëshojë asnjë territor si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori