LAJMI I FUNDIT:

Man Utd mposhtet në penallti nga Fulhami dhe eliminohet nga FA Cup

Man Utd mposhtet në penallti nga Fulhami dhe eliminohet nga FA Cup

Manchester United është mposhtur me rezultat 4-3 nga Fulhami pas ekzekutimit të penalltive në kuadër të rrethit të pestë të FA Cup, duke u eliminuar kështu nga kjo garë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët të cilët realizuan për 1-0 përmes Calvin Bassey në minutën e 45-të. 

Reagimi i vendasve erdhi në pjesën e dytë, duke arritur të barazojnë shifrat në 1-1 përmes Bruno Fernandes i cili realizoi në minutën e 71-të. 


Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim rezultati dhe u desh që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Chidozie Obi i ‘Djajve të Kuq’ pati një mundësi të artë në pjesën e parë të vazhdimeve për të kaluar ekipin e tij në avantazh, por Bernd Leno ia mohoi golin. 

Një mundësi e patën edhe mysafirët në minutën e 110-të përmes Ryan Sessegnon, por Onana ishte në nivel të detyrës duke ia pamundësuar ta gjejë rrjetën. 

Kështu, as vazhdimet nuk prodhuan një fitues dhe kësisoji u desh që të ekzekutoheshin penalltitë për të mësuar ekipin që siguron kualifikimin tutje. 

Në penallti më të saktë u treguan mysafirët që fituan me rezultat 5-3, pasi tek vendasit dështuan të shënojnë Victor Lindelof dhe Joshua Zirkzee. 

United tani do të rikthehet në Ligën e Evropës ku do të luajnë përballë Real Sociedadit në kuadër të fazës së 1/8 së finales të enjten./Telegrafi/