LAJMI I FUNDIT:

Rumania gjen pjesë të një droni rus me eksploziv aktiv brenda territorit të saj

Rumania gjen pjesë të një droni rus me eksploziv aktiv brenda territorit të saj

Rumania ka gjetur pjesë të një aeroplani rus pa pilot pranë kufirit të saj me Moldavinë që mbante eksploziv aktiv, të cilin ministria e mbrojtjes e shpërtheu në vend.

Bashkimi Evropian dhe shteti i NATO-s, i cili ndan një kufi 650 km me Ukrainën, ka hasur në fragmente të dronëve rusë të rënë në territorin e tij në mënyrë të përsëritur gjatë vitit të kaluar, ndërsa Moska sulmon infrastrukturën e Ukrainës.

Bëhet e ditur se Moldavia, e vendosur midis Rumanisë dhe Ukrainës, ka hasur gjithashtu në fragmente të dronëve që kanë rënë në territorin e saj, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Ministria e Mbrojtjes njoftoi se pjesët u gjetën në qarkun juglindor të Galatit, 500 metra larg kufirit me Moldavinë dhe portin e saj të lumit Danub, Giurgiulesti.

“Prania e një ngarkese aktive (eksplozive) është identifikuar në bordin e dronit, e cila do të shpërthehet në mënyrë të kontrolluar në vend për të eliminuar rrezikun për popullatën lokale”, tha ministria në një deklaratë përpara se të ndodhte shpërthimi.

Ndryshe, më parë këtë javë, ligjvënësit rumunë miratuan një projekt-ligj që i mundëson ushtrisë të rrëzojë dronët që shkelin ilegalisht hapësirën ajrore rumune, bazuar në nivelet e kërcënimit dhe rreziqet për jetën dhe pronën e njerëzve.

Vendi nuk kishte një kornizë të përditësuar për trajtimin e shkeljeve të paligjshme të hapësirës ajrore në kohë paqeje.

Bazuar në ligjin e ri, shkatërrimi i dronëve apo aeroplanëve me pilot është zgjidhja e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Botë

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump e bën anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së

Trump e bën anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori