LAJMI I FUNDIT:

Trajneri Erdogan Celina më ruante shumë, më merrte në banesë që të mos dilja natën

Trajneri Erdogan Celina më ruante shumë, më merrte në banesë që të mos dilja natën

Në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ishte i ftuar legjenda e Besës së Pejës, Mensur Duraku.

Ai ka rrëfyer për raportin e veçantë që e kishte me trajnerin Erdogan Celina.

“Sezonin e parë, Celina udhëtoje, por e pa që Pejë-Prizren (e vështirë), pasi rrugët nuk kanë qenë qysh janë tani”, rrëfen fillimisht Duraku.


“Më pas ai vendosi të qëndronte në Pejë, e mori një banesë me qira”.

“Më thirrke në telefon dhe më thoshte: ‘Aj duke pushuar, pasi më thonë se je dal në qytet….’”, vazhdon rrëfimin e tij legjenda e Pejës.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini këtë të diel (2 mars) nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  dhe KGM Kosova/Telegrafi/