LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli ’74 bën befasinë, mposht Dukagjinin

Feronikeli ’74 bën befasinë, mposht Dukagjinin

Feronikeli ’74 ka fituar ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Ismet Munishit nuk ka arritur të kthehet te fitorja në kampionat, por përkundrazi ka humbur në minutat e fundit në Drenas.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i konkretizojnë rastet.


Edhe pjesa e dytë ishte njësoj me të dyja skuadrat që tentonin ta gjenin golin, por i cili erdhi vetëm në frymën e fundit.

Ishte Leart Zekolli, i cili në minutën e gjashtë shtesë shënoi për 1-0 dhe ky doli të ishte goli i tri pikëve.

Pas kësaj fitore, Feronikeli ’74 e sheh veten në pozitën e 10-të me 14 pikë, teksa Dukagjini renditet i teti me 25 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, klinasit e presin Malishevën, ndërsa drenicasit udhëtojnë te Gjilani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga

"Wirtz dëshiron të bashkohet me Bayern Munich, pastaj të largohet nga Gjermania" - gazetari i njohur jep detaje

Bundesliga
Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

La Liga
Kalo në kategori