LAJMI I FUNDIT:

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri”, Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri”, Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Rikthimi i G Banit në Big Brother VIP Albania ka shkaktuar tensione të mëdha mes banorëve, duke ndezur përplasje të forta në shtëpi.

Konflikti shpërtheu në oborr, ku G Bani dhe Rozana u përballën ashpër me Gjestin, duke e kritikuar për mënyrën se si po e luan lojën.

G Bani e akuzoi Gjestin për përmendjen e ish-të dashurave në strategjinë e tij, duke e qortuar me fjalët: “Pse s’u more me këtu?”.


Foto: Screenshot/YouTube

Më tej, ai e ironizoi: “Nuk mundesh pa më prekur”, duke iu referuar incidentit të mëparshëm ku Gjesti i preku hundën, çka solli edhe reagimin e dhunshëm të G Banit.

Nga ana tjetër, Gjesti nuk e la pa përgjigje, duke e sfiduar: “Ti nuk mundesh. Unë të prek, pse ta hoqa copë? Pse s’më preke edhe ti?”.

Foto: Screenshot/YouTube

Këtë moment, G Bani e përdori për të kujtuar incidentin ku e goditi Gjestin në fytyrë, duke thënë: “Unë të preka në mënyrën time”.

Ai shtoi se për të, prekja e hundës është njësoj si të ofendosh nënën e dikujt: “Me ma prekë hundën, si të ma shash nënën”.

Gjesti, i vendosur në qëndrimin e tij, i kundërpërgjigjet: “Unë të preka, prapë të fus dhe prapë të nxjerr”, duke lënë të kuptohet se ka në dorë lojën e tij.

Në këtë debat ndërhyri edhe Rozana, duke e akuzuar Gjestin për hipokrizi.

Ajo kujtoi momentin kur ai u prek emocionalisht nga Jozi nga fjalët e tij të rënda që ia tha Gjestit dhe vendosi ta rikthente atë në lojë: “Ai qau nga Jozi dhe futi Jozin brenda, çka pret? Çka s’i tha Jozi… ma merr mendja që është ngritur një Kosovë e një Shqipëri për llafin që i tha Jozi. Ai e thirri brenda, i dha dorën dhe i tha ‘Bro, deri në fund me ty’”.

Përplasja mes tre banorëve ka trazuar atmosferën në shtëpi, duke i ndarë ata edhe më shumë dhe duke ngritur pyetje mbi aleancat dhe strategjitë që po ndjekin në lojë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Magazina
“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Magazina
Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Elon Musk mirëpret fëmijën e 14-të

Magazina

"Ka tre ditë që e ke sjellë, nuk guxon t’i dalësh përpara" – Rozana godet Gjestin për rikthimin e Jozit

Magazina
“O hajdut cigaresh”, Valbona lag me ujë Vserlon gjatë debatit të ashpër

“O hajdut cigaresh”, Valbona lag me ujë Vserlon gjatë debatit të ashpër

Magazina
Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Në prag të Ramazanit, Adem Ramadani dhe Meda publikojnë ilahi

Magazina
Kalo në kategori