LAJMI I FUNDIT:

Imami Kalaja: Agjërimi nuk është vetëm privim nga ushqimi, por një reflektim i thellë shpirtëror

Imami Kalaja: Agjërimi nuk është vetëm privim nga ushqimi, por një reflektim i thellë shpirtëror

Imami Ahmed Kalaja ka folur për rëndësinë e kuptimit të thellë dhe shpirtëror të adhurimeve, duke i lidhur ato me përmirësimin e karakterit dhe sjelljes së individëve.

Sipas tij, agjërimi dhe namazi nuk janë thjesht praktika fizike, por kanë një domethënie më të thellë shpirtërore.

Në këtë linjë, Kalaja theksoi se një namaz që nuk sjell efektin e duhur, siç përmendet në Kuran, do të thotë se ai nuk është i vërtetë.


“Nuk duhet vetëm vizualisht gjëja. Duhet kuptuar shpirtërisht, duhet ndjerë. Një adhurim i ndjere me shpirt, jep edhe efekte në jetë. Një adhurim që bëhet robotik, që është kthyer në traditë tashmë, ai nuk jep efekt. Po ta shohësh në Kuran kur flet Zoti për namazin, thotë namazi i vërtetë ndalon çdo gjë të fëlliqur dhe e shëmtuar. Atëherë si ka mundësi të jesh një besimtar që falesh dhe bën gjëra jo të mira. Do të thotë se namazi te ky njeri nuk e ka dhënë atë efektin, që duhet të jap”, ka thënë Kalaja në Debat Plus.

Po ashtu, Kalaja theksoi se agjërimi nuk është thjesht abstinencë nga ushqimi dhe pijet, por një mundësi për të qenë më të ndjeshëm, për të reflektuar mbi veprimet dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Ai theksoi se një besimtar që vazhdon të bëjë veprime të këqija gjatë agjërimit nuk ka kuptuar thelbin e kësaj praktike.

“Si ka mundësi të gjesh një njeri që agjëron, por ndërkohë mashtron në tregti. Ose s’i flet vëllait të vet. Kjo do të thotë se ky agjërimit nuk e ka kuptuar akoma. Agjërimi nuk është të rrish vetëm pa ngrenë e pa pirë. Nuk është kjo filozofia e agjërimit. Filozofia e agjërimit është të jesh më shumë njeri, të jesh më shumë i ndjeshëm, të reflektosh më shpejt”, ka shtuar Kalaja./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori