LAJMI I FUNDIT:

Kasami i përgjigjet Ahmetit: BDI frikësohet nga zgjedhjet lokale, nuk kanë kandidatë të denjë

Kasami i përgjigjet Ahmetit: BDI frikësohet nga zgjedhjet lokale, nuk kanë kandidatë të denjë

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i është përgjigjur thirrjes së Ali Ahmetit, i cili kërkoi që VLEN të dalë nga Qeveria. Kasami tha se Ahmeti është i frikësuar nga zgjedhjet lokale dhe se brenda BDI-së diskutohet bojkotimi i mundshëm i tyre.

“Ne e shohim çdo ditë e më shumë se Ahmeti është i frikësuar nga zgjedhjet lokale dhe bënë çdo gjë të pamundur t’i ikë zgjedhjeve lokal edhe t’i bojkotojë ato. Informatat e tona janë se brenda BDI-së seriozisht bisedohet që mos të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe ne këtë e shohim vetëm një lëvizje të Ahmetit në drejtim të krijimit të alibisë që mos të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Kasami.


I pyetur se cili është interesi i BDI-së për të bojkotuar zgjedhjet lokale, Kasami tha se BDI nuk ka kandidatë të denjë për komunat shqiptare.

Ahmeti për VLEN-in: Kanë dëmtuar gjithandej, na duhet shumë kohë për riparim
Lexo po ashtu Ahmeti për VLEN-in: Kanë dëmtuar gjithandej, na duhet shumë kohë për riparim

“Rasti i Tetovës dhe shumë komuna të tjera, ata e kanë problem të gjejnë kandidatë për të dalë në zgjedhje, për të garuar. Kjo është gjithashtu edhe në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Çair. Pra në komunat kryesore, me situatën që ballafaqohen ata, nuk mund të gjejnë kandidatë dhe nuk mund të organizohen për të marrë pjesë në zgjedhje, sepse fatkeqësisht për ata, njeriu kryesor që ua organizonte gjithë kampanjën zgjedhore është në ekzil, për gjithë atë që i ka ndodhur”.

“Jo rastësisht ata kërkojnë, kanë një kërkesë që është jologjike dhe e papranueshme që bashkë me zgjedhjet lokale të vijnë edhe ato parlamentare dhe e dijnë që kjo kërkesë nuk do të pranohet dhe ne vlerësojmë që kjo të jetë alibi që ata të bojkotojnë zgjedhjet lokale”, tha Kasami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori