LAJMI I FUNDIT:

Macron iu drejtohet evropianëve: Nuk duhet të bëhemi vasal të amerikanëve

Macron iu drejtohet evropianëve: Nuk duhet të bëhemi vasal të amerikanëve

Gjatë vizitës dy ditore shtetërore në Portugali, presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje evropianëve që të shfaqen “të bashkuar dhe më të fortë se kurrë”.

Ai paralajmëroi të enjten se, kur bëhet fjalë për SHBA-në, “nënshtrimi nuk është zgjidhje”, duke shtuar se ai “nuk është për një vasalizim të lumtur”.

Macron i bëri thirrje evropianëve që “të ripërjetojnë shijen për rrezikun, ambicien dhe fuqinë”, përballë papritshmërisë së presidentit amerikan, Donald Trump, si për çështjen e Ukrainës, ashtu edhe për tarifat doganore.


Kujtojmë se Macron ishte i pari nga tre liderët që u takuan këtë javë me udhëheqësin amerikan për të diskutuar për luftën në Ukrainë, shkruan euronews.

Gjatë bisedës të hënën, Macron foli për dëshirën e të dyja vendeve për paqe dhe ranë dakord që Evropa duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë e saj.

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"
Lexo po ashtu Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Që atëherë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, u takua me presidentin amerikan, me diskutime që përfshijnë sigurinë e paqes në Ukrainë dhe marrëveshjen britanike për Chagos, dhe sot pritet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Ndryshe, Trump kishte deklaruar ditë më parë që Bashkimi Evropian u krijua për ta shkatërruar SHBA-në ndërsa ka vendosur që mallrave të vendeve të Unionit t’i vendos taksa deri në 25 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump Zelensky

Amerika
Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Botë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn – dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn – dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori