LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori francez: Ishte i papritur vendimi i Maqedonisë së Veriut për të votuar rezolutat e Ukrainës në OKB

Ambasadori francez: Ishte i papritur vendimi i Maqedonisë së Veriut për të votuar rezolutat e Ukrainës në OKB

Ambasadori francez në vend, Christophe Le Rigolaire, konsideron se vendimi i Maqedonisë së Veriut për të votuar “abstenim” për dy rezolutat e OKB-së për luftën në Ukrainë, ndërsa bashkësponsorizohet ajo amerikane, është, të paktën, i papritur.

“Me të vërtet po drejtoni gishtin drejt një çështje të rëndësishme me votën e Maqedonisë në New York, e cila ishte e papritur për ne. Mendoj se duhet të përqendrohemi në temën që është e rëndësishme. Ekziston një domosdoshmëri për të dalë nga konflikti në Ukrainë, por ka edhe një temë më të rëndësishme, ajo është vlera që ne sot i japim në Evropë integritetit territorial, respektimit të sovranitetit, imperializmit të një fqinji ndaj tjetrit deri në mohimin e ekzistencës, identitetit dhe gjuhës së tij, dhe kjo është një temë që kërkon një përgjigje të vetme dhe të bashkuar evropiane.

Synimi i diplomacisë evropiane është pikërisht ruajtja e atij unitariteti dhe përqasja e njëjtë dhe e përbashkët që do të sigurojë siguri për kontinentin evropian në vitet e ardhshme për ne dhe fëmijët tanë”, tha Le Rigolaire në përgjigje të pyetjes së një gazetari në konferencën për shtyp me rastin e prezantimit të programit për festën e sivjetme të Frankofonisë.


Qeveria vendosi që Maqedonia të votojë “abstenim” në të dyja votimet, rezolutën amerikane dhe rezolutën evropiano-ukrainase për luftën në Ukrainë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori