LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i Garave nuk e regjistron ndeshjen Ballkani – Feronikeli ‘74

Komisioni i Garave nuk e regjistron ndeshjen Ballkani – Feronikeli ‘74

Komisioni i Garave të Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21 nuk e ka regjistruar ndeshjen mes Ballkanit dhe Feronikelit ‘74. 

Ballkani dhe Feronikeli ‘74 luajtën baras me rezultat 1-1 në fundjavë në kuadër të xhiros së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Por, çuditërisht kjo ndeshje nuk është regjistruar fare nga Komisioni i Garave dhe tashmë ka një shpjegim për këtë. 


Sipas komisionit, Ballkani ka paraqitur ankesë për këtë ndeshje, megjithatë nuk janë dhënë detaje me të hollësishme. 

Drita i buzëqesh edhe më shumë titullit – ngecin Ballkani dhe Prishtina  
Lexo po ashtu Drita i buzëqesh edhe më shumë titullit – ngecin Ballkani dhe Prishtina  

E njëjta nuk ka ndodhur me ndeshjet e tjera të cilat janë regjistruar sipas rezultateve të arritura në fushë. 

Me këtë barazim Ballkani ka mbetur në pozitën e dytë me 37 pikë, dhjetë më pak se lideri Drita që ka 47 sosh. 

Të besuarit e Orges Shehit do të synojnë rikthimin tek fitoret në kampionat gjatë vikendit, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Malishevës./Telegrafi/