LAJMI I FUNDIT:

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Arsenali ka marrë një ofertë prej 112 milionë eurosh nga Paris Saint-Germaini për njërin nga lojtarët e tyre kryesor, kanë raportuar mediat spanjolle.

E shtuna ishte një ditë e keqe për Arsenalin, pasi ‘Topçinjtë’ pësuan një humbje befasuese me rezultat 1-0 ndaj West Hamit në ‘Emirates’.

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, kampioni francez PSG ka bërë një ofertë prej 112 milionë eurosh për mesfushorin Declan Rice.


Në të vërtetë Arsenali shpenzoi një shifër rekord të klubit prej 105 milionë eurosh për ta transferuar Rice nga West Hami në verën e vitit 2023.

Fichajes pretendon se PSG-ja ka bërë një ofertë prej 112 milionë eurosh plus shtesa për lojtarin, por Arsenali nuk është i gatshëm që ta lejojë atë të largohet për më pak se 133 milionë euro.

“Ani pse Rice ka shfaqur kënaqësinë e tij tek Arsenali, oferta e PSG-së është joshëse për çdo lojtar të nivelit të tij, veçanërisht duke konsideruar fuqinë financiare të klubit parisien”.

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë
Lexo po ashtu Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

“Arsenali, ndërkohë, janë të vendosur për të mbajtur yllin e tyre, në dijeni të rëndësisë për të mbajtur një ekip konkurrues i cili do të vazhdojë të luftojë në Ligën Premier dhe në garat evropiane”.

“Vlera e Rice, i cili në moshën 24-vjeçare konsiderohet si një prej më të mirëve në pozicionin e tij, po vazhdon të rritet dhe Arsenal e di se mund të kërkojnë një shumë të konsiderueshme nëse vendosin që ta shesin”, thuhej në raportimin e Fichajes./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori