LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija fiton derbin ndaj Sileksit, edhe Shkupi vazhdon serinë e fitoreve

Shkëndija fiton derbin ndaj Sileksit, edhe Shkupi vazhdon serinë e fitoreve

Është mbyllur java e 20-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, me fitore te madhe të Shkëndijës në luftën direkte me konkurrentit direkt Sileksin, njofton Telegrafi.

Skuadra tetovare Shkëndija në këtë duel e gjeti veten në disavtantazh që në minutat e para me golin që shënoi Aliç, por pak minuta më vonë shifrat i barazoi Krstevski. Me këtë rezultat edhe u mbyl pjesa e parë. Në të dytën Shkëndija luajti shumë më mirë dhe gjitha rastet i konkretizoi në gola. Epërsinë e solli Ramadani, që më pas të shënojë edhe bomberi i kuqezinjve Besart Ibraimi, ndërsa golin e katërt e shënoi Liridon Latifi për rezultatin përfundimtar 4-2. Tani Shkëndija është shkëputur në tri pikë diferencë ndaj Rabotniçkit që ka marrë pozitën e dytë, Gostivari i treti dhe Sileksi i katërti.

Ka vazhduar serinë e fitoreve edhe Shkupi, që këtë javë ka marrë fitore në fushë mysafire në Strumicë ndaj Breras. Si për koicidencë  edhe në këtë ndeshje sikurse ndaj Rabotniçkit javë më parë shënuan emrat e njejtë dhe në të njejtën renditje, Fillimisht në pjesën e parë Avornyo, ndërsa në të dytën për të vulosur fitoren shënoi Imeri. Nikoqirët shënuan një gol me Georgievskin për ta bërë më dramatike fundin e ndeshjes, por pa mundur të bëjnë më shumë.


Në derbin mes dy ekipeve shqiptare, Besa e Dobërdollit ka ndalur Gostivarin në barazim 0-0, rezultat ky që nuk i konvenon asnjërës ekip.

Rabotniçki ka marrë fitore minimale duke e mundur Voska Sportin në Shkup me rezultat 1-0.

Befasinë e kësaj jave e ka bërë skuadra e Pelisterit që në fushë mysafire në Kavadar, e ka mundur Tikveshin me rezultat 1-2, edhe pse ishte në disavatazh me rezultat 1-0. Kujtojmë se dje Struga u mund në shtëpi nga Vardari 0-2. /Telegrafi/

Java e 20-të:

Rezultatet: Shkëndija – Sileksi 4-2, Besa – Gostivari 0-0, Brera – Shkupi, Rabotniçki – Voska Sport 1-0 dhe Tikveshi – Pelisteri 1-2, dje Struga – Vardari 0-2

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori