Kosova ka nevojë për më shumë investime të huaja, të cilat do ta rrisnin nivelin e zhvillimit ekonomik, e edhe atë të punësimit. Kështu po vlerësohet nga njohës të ekonomisë, të cilët këtë mundësi po e shohin më të vështirë, marrë parasysh imazhin e Kosovës në vendet perëndimore.
Sulmet terroriste në dy vitet e fundit dhe deklaratat e udhëheqësve politikë për rrezikun nga lufta, vlerësohen të kenë pasur efekt negativ në aspektin e investimeve të huaja në Kosovë.
I shqetësuar me këtë situatë është kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili thotë se është i dëmshëm krijimi i imazhit të Kosovës si vend jo-stabil për investime.
Andaj, ai udhëzon të ndryshojë qasja e institucioneve këtë vit.
“Ne ende konsiderohemi si vend i tensioneve, si vend i luftës, si vend që kem problem me veriun. Duhet të ndalen deklaratat e udhëheqësve të institucioneve duke filluar nga presidenti, kryeparlamentari e presidentja që thirren se Kosova do të sulmohet nga Serbia, ose që ushtrinë e kemi afër kufirit. Këto deklarata nuk e ndihmojnë ardhjen e investimeve të huaja. Duhet punuar me Komisionin Evropian për të ndaluar masat ndëshkuese”, ka thënë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike.
Rafuna thotë se pavarësisht një rritje e investimeve mbetet prezente, ato janë bërë në patundshmëri, çka sipas tij, ajo nuk ka ndikim në rritjen e nivelit të punësimit dhe zhvillimin ekonomik.
E njëheri, kritike sipas tij, mbetet edhe mungesa e gatishmërisë së institucioneve për të ndihmuar në qëndrueshmërinë ekonomike.
“Nëse i shohim investimet e vitit të kaluar, rreth 650 milionë kanë shkuar në patundshmëri. Ne duhet t’i ndihmojë diasporës, gjithë këto mjete duhet t’i riorientojmë në objekte zhvillimore për vendin. Mirë që kanë ble banesa e shtëpi, por nëse nuk i shfrytëzojmë s’është investim por shpenzim”, ka thënë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike.
Të njëzëri shprehen edhe njohës të ekonomisë të cilët thonë se institucionet, duhet të kenë prioritet edhe lehtësimin e procedurave për investitorët.
“Për investimet e huaja direkte flitet më së shumti por bëhet më së paku. Duke nisur prej procedurave burokratike e deri te marrja e lincensave për të hapur biznese e pritja për to është tejet e gjatë. Mungesa e digjitalizimit të tyre, ka bërë që ky proces të stagnojë. Pa përmendur faktin e krizës me energji, situatës jo të favorshme në vend. Krahas kësaj, prezent mbetet edhe hendeku në mes nevojave të tregut dhe përgatitjes së fuqisë punëtore”, ka thënë Uran Radoniqi, njohës i ekonomisë.
Sipas BQK-së, për periudhën janar-shtator 2024 investimet e huaja direkte kanë arritur në 657.3 milionë euro, një rritje kjo për mbi 6 milionë milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Megjithatë, sipas BQK-së, krahasuar me vitet paraprake ka një ulje të trendit të rritjes.
Investimet dominohen kryesisht nga aktivitetet e patundshmërisë me 71.4%./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë