Hulumtuesja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), Nevenka Tromp, tha se Serbia është një luan i uritur që nuk e ngopi as Gjykata Speciale.
Tromp tha se vetë ekzistenca e kësaj gjykate është një instrument politik, sepse gjithnjë ka qenë pjesë e procesit të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ta ushqeni gjithmonë luanin e uritur nuk do të thotë që ky luan një ditë do të thotë ‘tani mjafton, jam i kënaqur’. Ky luan i uritur do të dëshirojë gjithnjë më shumë dhe më shumë”, tha Tromp.
Tutje ai shtoi se “Gjykata Speciale nuk është i vetmi ushqim me të cilin komuniteti ndërkombëtar e ka ushqyer Serbinë, por me shumë koncesione, por që kjo është shumë e vështirë të zhbëhet tani Kjo është krijuar dhe duhet ta çojë punën deri në fund, dhe fundi i saj pasqyrohet përmes aktgjykimeve, dënimeve ose lirime, dhe kjo do të marrë së paku edhe 5 vjet të tjera!”.
Tromp tregoi se me çka do ta arsyetonte Gjykata Speciale “dështimin”.
Sipas saj, akuzat për pengim të drejtësisë e mbrojnë narrativen e gjykatës.
“Akuzat për pengim të drejtësisë e mbrojnë narrativen e gjykatës që e shoh si një mjet mbrojtës sepse nëse një ditë të gjithë të akuzuarit apo shumica dalin të pafajshëm, gjykata mund ta shfrytëzojë këtë narrativë që nuk ishin në gjendje t’i provonin krimet sepse kishin probleme me provat dhe dëshmitarët”, tha Tromp, për Info Magazine të Klan Kosova.
Ndërsa, theksoi se rastet e pengimit të drejtësisë ndodhin, ka gjithmonë por jo deri në këtë shkallë.
“Rastet e pengimit të drejtësisë ndodhin, ka gjithmonë por jo deri në këtë shkallë. Ka arsye shumë legjitime për të pyetur përse ndodh kjo. Nëse unë do të tregohesha shumë argumentuese do them se kjo gjykatë ka trajtuar një numër shumë të kufizuar të rasteve apo aktakuzë ndaj individëve që akuzohet për shkelje të ligjeve ndërkombëtare, humanitare”, tha ajo.
Tromp shtoi se “edhe fakti që nuk do të ketë më aktakuza për arsye për të cilat ekziston kjo gjykatë, tregon arsyet se pse kjo gjykatë ishte mbase e gabuar që në fillim për të adresuar këto lloj çështjesh, duke targetuar vetëm një grup tejet të vogël të njerëzve, duke u koncentruar vetëm në njërën anë të luftës dhe duke ngritur çështje si mbrojtja e dëshmitarëve për shkak të intimidimit”.
Ajo u shpreh se është vonë për një mekanizëm mbikëqyrës për Specialen. Derisa kujtoi se kjo çështje sipas saj është ngritur nga gazetarët qysh në fazat e para.
“Më kujtohet se kjo çështje është ngritur nga gazetarët që në fazat e para dhe një nga gjërat e mira të kësaj gjykate është se e ka edhe zyrën e avokatit të popullit, i cili shqyrton gjithë ankesat dhe pakënaqësitë që mund ti ketë një i akuzuar si dhe të veprojë në bazë të tyre. Dhe edhe pse ai është pjesë e Dhomave të Specializuara të Kosovës duhet të veprojë si i paanshëm dhe të ketë autoritet të pavarur”, tha hulumtuesja TPNJ.
“Dhe meqë kjo temë është ngritur sërish, duket që ai nuk ka funksionuar si duhet, dhe nëse ka ndonjë mundësi për krijimin e një mekanizmi të jashtëm mbikëqyrës do të ishte e mirëseardhur, por në të njëjtën kohë tani është një fazë shumë e vonshme e procesit, sepse të gjitha padrejtësitë që mund të kenë ekzistuar deri tash, nuk do të adresoheshin si duhet”, tha ajo.
Ndërkaq, ajo shtoi se tani SHBA është e zënë dhe Kosova dhe Gjykata Speciale janë në fund të listës së prioriteteve.
“Mund ta imagjinoj që është mjaft shqetësuese të fillohet tek tash për krijimin e një mekanizmi që monitoron monitorimin, dhe nuk mendoj se kemi mjaft kreativitet dhe vullnet për ta bërë këtë tani sepse mund të shihni se ShBA në këtë pikë është mjaft e zënë me shumë çështje tjera, kështu që Kosova dhe Gjykata Speciale janë në fund të listës së prioriteteve tani që po flasim”, tha Tromp
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë