LAJMI I FUNDIT:

Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputetë. KQZ njoftoi se deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Derisa numërimi është drejt përfundimit, listat e kandidatëve për deputetë edhe kësaj radhe kanë sjellë disa befasi. Disa nga kandidatët kanë pësuar ‘humbje’ në garë, duke mos arritur të mbledhim numër të madh të votave, e disa prej tyre shënuan ngritje për dy apo trefish të votave krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.


Rritje të votave ka pasur Glauk Konjufca, i cili aktualisht mban pozitën e kryetarit të Kuvendit. Konjufca deri tani ka marrë 213 mijë e 605 vota, ndërsa në vitin 2021 ai kishte pasur 200 mijë e 646 vota.

Faton Peci po ashtu është ministri më i votuar deri tani, ai ka grumbulluar deri tani 104 mijë e 55 vota. Ndërsa, në vitin 2021 ai kishte pasur vetëm 25 mijë e 284 vota.

Peci ka udhëhequr me Ministrinë e Bujqësisë për gjatë katër viteve.

Ministri tjetër i cili ka shënuar ngritje është Hekuran Murati, i cili ka udhëhequr me Ministrinë e Financave.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Murati ishte votuar vetëm nga 41 mijë e 172 qytetarë. Kurse sipas rezultateve të deritanishme, e që nuk janë përfundimtare, Murati ka marrë 101 mijë e 437 vota.

Ndër ministrat më të votuar janë edhe Albulena Haxhiu me 96 mijë e 582 vota, pastaj ministri Xhelal Sveçla me 92 mijë e 452 vota, e po ashtu edhe ministrja Donika Gërvalla me 86 mijë e 109 vota.

Sipas rezultateve preliminare, LVV ka marrë 40.89%, PDK ka marrë 22.40%, LDK ka marrë 17.23% dhe AAK-Nisma ka marrë 7.40%./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori